Flash News

KRYESORE

Një ditë pas betimit te noterja, Arta Vorpsi sqaron pozicionin që mban në Gjykatën Kushtetuese

Një ditë pas betimit te noterja, Arta Vorpsi sqaron pozicionin që

Arta Vorpsi sot është paraqitur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, ashtu si edhe Marsida Xhaferllari.

Dy gjyqtaret pretendojnë të njëjtin vend vakant si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pas përplasjes së presidencës me KED dhe shumicën në Kuvend.

Vorpsi u emërua automatikisht anëtare për shkak se në listën e dërguar presidentit nga KED, Meta nuk bëri zgjedhjen e tij, duke tejkaluar kështu edhe afatin kushtetues 30 ditor.

Në këto kushte, Vorpsi cilësohet e emëruar pasi renditej e para në listë. Megjithatë, presidenti Meta nuk e ka njohur dhe nuk e thirri të bëjë betimin, por dekretoi Marsida Xhaferllarin, edhe pse jashtë afateve kohore dhe në kushtet kur ishte e renditur e fundit në listën e KED.

Megjithatë, “konfliktin” me presidentin, duke se Vorpsi e zgjidhi në një zyrë noterie, ku edhe bëri betimin. Ky akt ka shkaktuar debate dhe është interpretuar në mënyra të ndryshme, për shkak se është një rast i panjohur më parë në Shqipëri.

E pyetur sot nga gazetarët, kur u paraqit në zyrë, Vorpsi ka sqaruar se ndodhet në detyrë si gjyqtare dhe jo më si këshilltare ligjore, pozicion që ka mbajtur prej vitesh në këtë gjykatë.

Po ashtu, paralelisht po për të njëjtin pozicion është paraqitur edhe Xhaferllari, e cila u dekretua dhe u betua te presidenti. Pikërisht, lidhur me këtë dekret sot kuvendi do të diskutojë një projekt rezolutë për një akt i cilësuar si i të pavlefshëm dhe nul.

Të fundit