Flash News

KRYESORE

Një ditë pas dënimit të Emiljano Shullazit, reagon Ambasada e ShBA: Po tani, kush e ka radhën?

Një ditë pas dënimit të Emiljano Shullazit, reagon Ambasada

Reagon Ambasada Amerikane në Tiranë, një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda mori vendimin për të dënuar me 55 vite burg në total pesë anëtarët e bandës së Emiljano Shullazit.

Vetë Shullazi, i konsideruar si kreu i këtij grupi kriminal, u dënua me 14 vjet burg me akuzën e gjobvënies dhe atë të krijimit të grupit të strukturuar kriminal.

Ambasada e ShBA e cilëson një hap domethënës përpara dënimin e Shullazit dhe anëtarët e bandës së drejtuar prej tij, ndërsa ngre pyetjen se kush e ka radhën tani, referuar pyetjeve të qytetarëve shqiptarë.

Reagimi:

Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor.

Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti.

Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?

Të fundit