Flash News

KRYESORE

Një ditë pas dorëheqjes si deputet, Donald Lu flet për Saimir Tahirin: Tani të përballet me drejtësinë

Një ditë pas dorëheqjes si deputet, Donald Lu flet për

Një ditë pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri vjen reagimi i ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

Në një takim të organizuar për Shoqërinë Civile dhe OJF-të, Lu nuk ka kursyer deklaratat e forta dhe ka folur me emra konkret për politikanët e inkriminuar.

Lu ka komentuar edhe dorëheqjen e Tahirit, duke thënë se tashmë do të përballet lehtësisht me drejtësinë, pa imunitetin e deputetit.

“Fran Frrokaj dhe Elvis Roshi po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë edhe ndaj Tahiri dhe Llallës. Nuk është askush mbi ligjin. Mirëpresim faktin se Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm dhe pa imunitet”, u shpreh Lu.

Ambasadori foli me emra konkret edhe për politikanë të tjerë të inkriminuar, që sipas tij disa gazetarë guxuan të shkruanin për ta dhe sot nuk janë më pjesë e politikës shqiptare.

“Disa gazetarë të guximshëm shkruan për Arben Ndokën, Aqif Rakipin, Koço Kokëdhimën, Dashamir Tahirin, Elvis Roshin dhe këta politikanë sot nuk janë më në kuvend apo në bashki. Ka ende shumë port të bërë. Do isha shumë i lumtur dhe bëj thirrje për arrestimin dhe ndjeke penale për “Peshqit e mëdhenj”. Në turqi u kap Met Kanani më 22 mars, ka urdhër arrest edhe për dy trafikantë të tjerë Klement Balli dhe Arbër Çekaj, por duhet të kapen”, u shpreh ambasadori i SHBA.

 

 

 

Të fundit