Flash News

KRYESORE

Një ditë pas ftesës publike nga Rama, Basha thërret aleatët në selinë blu

Një ditë pas ftesës publike nga Rama, Basha thërret

Një ditë pas ftesës për dialog pa kushte përmes një letre publike nga kryeministri Edi Rama, sot kreu i PD, Lulzim Basha ka thirrur në takim aleatët e tij.

Takimi mes tyre do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike në 10.30.

Kujtojmë se një ditë më parë, Rama e ftoi në dialog pa kushte, ndërsa Basha, duke garantuar se nuk do të ketë pakt kulisash për zgjidhjen e krizës politike, foli për një dialog kombëtar dhe një vendimmarrje me referendum nga populli.

“Largimi i Edi Ramës është hapi i parë i panegociueshëm për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës politike, por fjalën vendimtare për zgjidhjen e plagëve që shkaktojnë këtë krizë do ta kenë përsëri shqiptarët, referendume popullore, lokale, kombëtare që sovrani të ketë levën për t’iu mbivendosur çdo politikani që humb arsyen”, u shpreh dje Basha nga Durrësi.

Po ashtu, këtë të shtunë, në orën 19.00 opozita e bashkuar ka paralajmëruar një tjetër protestë kombëtare në Tiranë.

Të fundit