Flash News

KRYESORE

Një ditë pas marrëveshjen me opozitën parlamentare, Rama sërish thirrje Bashës për mbledhjen e Këshillit Politik

Një ditë pas marrëveshjen me opozitën parlamentare, Rama

Kryeministri Edi Rama i ka përsëritur opozitës jashtëparlamentare të mos bojkotojë mbledhjen e Këshillit Politik të thirrur sot në orën 17.00 nga përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri.

Diskutimi do të fokusohen tek hapja e listave, një ditë pasi PS firmosi një marrëveshje të re me opozitën parlamentare për votimin e 5 qershorit në 23 korrik dhe ndryshimeve kushtetuese që ndalojnë koalicionet parazgjedhore në 30 korrik.

“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!”, shkruan Rama në Twitter.

Po ashtu, dje pasdite Rama i ka bërë apel kreut të opozitës Lulzim Basha dhe aleatëve të tyre politik që t’i bashkohen tryezës së bisedimeve për të vazhduar punën.

“Mund të mos biem dakord për gjithçka, por mund të bjem dakord për shumëçka”, ka thënë kryeministri, ndërsa thekson se PS ka bërë shumë lëshime deri tani duke njohur një realitet politik jo institucional apo parlamentar sikurse është PD.

Referuar komentit të opozitës se gjithë këtë (heqjen e koalicioneve parazgjedhore) Rama e bën sepse i frikësohet humbjes së zgjedhjeve, Kryeministri përgjigjet se ky është një gramafon që ka që në kohën kur ka qenë kryetar bashkie që e dëgjon.

“Nuk kam asnjë problem çfarë thonë… E mira e madhe është që e gjitha zhvillohet në sytë e popullit shqiptarë, dhe e kam thënë shpesh se ‘kush e merr popullin për budallenj e ha’”, ka përfunduar Rama.

Lexo edhe: Ftesa e PS për Këshillin Politik, vjen përgjigja e LSI: PS nuk po hap listat, duan të ndryshojnë Kushtetutën për 6 ditë

Lexo edhe: Pakti me “Opozitën e re”, Rama pranoi se ndryshimet kushtetuese prekin marrëveshjen e 5 qershorit të ndërmjetësuar në tokën e SHBA

Të fundit