Flash News

KRYESORE

Një ditë pas Mogherinit në Tiranë, Rama paralajmëron vetting edhe për politikanët

Një ditë pas Mogherinit në Tiranë, Rama paralajmëron

Një ditë pas vizitës së shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në Tiranë dhe rekomandimit pozitiv të KE për çeljen e negociatave për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama paralajmëron se vettingu tashmë kalon në një fazë të dytë të zbatimit të saj.

Sipas Ramës, në nga Reforma në Drejtësi nuk i shtojnë as prokurorë e gjyqtarë që tërhiqen, por do t’i nënshtrohen edhe politikanët e zyrtarë të tjerë të lartë.

“21 persona janë përjashtuar nga sistemi i drejtësie. Do ketë një fazë të re jo vetëm që sistemi të pastrohet, por të veprojë si një sistem i pastër ndaj kujtdo që ka hesap për të larë më drejtësinë. Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës apo prokurorë të largohen, por të përgjigjen, ashtu si edhe politikanët, zyrtarët e lartë dhe shkelësit e tjerë të ligjit, përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit”, u shpreh Rama.

Të fundit