Flash News

KRYESORE

Një ditë pas protestës, Basha flet për prioritetin numër një për shqiptarët

Një ditë pas protestës, Basha flet për prioritetin

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pas protestës së 10-të të opozitës, mbajtur mbrëmë në bulevard.

Në një status në rrjetet sociale, Basha thekson se detyra më e madhe dhe prioriteti numër një për shqiptarët është ndryshimi i vërtetë dhe fundi i tranzicionit.

“Mirënjohje të thellë dhe falënderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!

Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë. #ShqiperiasiEuropa”, shkruan Basha.

Të fundit