Flash News

KRYESORE

Një ditë pas protestës, Basha merr vendimin: Të djegim mandatet, kështu s’vazhdohet më

Një ditë pas protestës, Basha merr vendimin: Të djegim

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi një ditë pas protestës së opozitës se i ka propozuar grupit të PD dhe forumeve më të larta vendimmarrëse që të digjen mandatet e deputetëve.

Lajmin e bëri të ditur gjatë një deklarate për shtyp pak minuta më parë si një mesazh i qartë i ardhur nga protesta e djeshme.

"Ju siguroj se e kam dëgjuar e kuptuar mesazhin tuaj me pjesëmarrjen, mesazhi juaj është i qartë, kështu nuk vazhdohet më, kupa u mbush dhe derdhur. Ndaj jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se kam lexuar vullnetin tuaj, i kam propozuar grupit parlamentar të PD dhe forumeve më të larta të PD djegien e mandateve parlamentare në mbështetje të aspiratës së ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare dhe e pandalshme, mbrojtjen e  demokracisë dhe shtetin e së drejtës, qeveri trazitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh Basha.

Fjala e plotë: 

Falënderoj protestuesit për qytetarinë që dëshmuan, se sakrifikuan për t’i shërbyer misionin madhor, çlirimit të qeverisjes nga një grusht hajdutësh që ka marrë peng vendin.

Ata që u mblodhën aty përjetojnë qindra probleme njësoj si ata që nuk patën mundësi të vinin, të cilët kanë probleme si paligjshmërinë, dhunën, vjedhjen nga qeveria.

Me ata ndaj vendosmërinë se nuk mund të ketë kthim prapa nga misioni që ka nisur. Ju falënderoj se iu përgjigjët thirrjes së opozitës. Protesta jonë, për një qeveri tranzitore.

Ju e dëshmuar dje se kjo është e vetmja rrugë për në Evropë, me ligjin e barabartë për të gjithë.

Dhuna ndaj jush ishte skenar konfrontimi dhe dhune, luleve iu përgjigj me gaz, dhunoi të drejtat e protestuesve e më pas ushtroi terror mbi ta.

Dhuna mbi ta provon degradimin e këtij shteti të kalbur, ka vetëm një motiv, në emër të Edi Ramës, e për mbrojtjen e pushtetit të tij të kalbur.

Asgjë nuk e ndal një popull të tradhtuar që lufton për të drejtat e tij legjitime. Në asnjë vend të botës nuk pranohet një qeveri që kapet duke vjedhur, ajo hep dorëheqjen.

Protesta e djeshme i tregoi botës se ne jemi një popull evropian.

Përballë nuk kemi një qeveri politike të zgjedhur nga qytetarët, por një bandë. Ju siguroj se e kam dëgjuar e kuptuar mesazhin tuaj me pjesëmarrjen, mesazhi juaj i qartë kështu nuk vazhdohet më, kupa u mbush dhe derdhur.

Mori përmasat e një referendumi, ndaj jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se kam lexuar vullnetin tuaj, grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të PD, djegien e mandateve parlamentare në mbështetje të aspiratës së ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare dhe e pandalshme, mbrojtjen e  demokracisë dhe shtetin e së drejtës, qeveri trazitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Të fundit