Flash News

KRYESORE

Një ditë pas sesionit të ri në Kuvend, deputetja e PD apel pas mesazhit të qytetarit: Duhet ndërhyrje e menjëhershme

Një ditë pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, deputetja e PD ka ngritur shqetësimin se banorët e zonës së Torovicës në Lezhë janë të rrezikuar për shkak të rënies së gurëve.

Pas mesazhit të dërguar nga një banor, deputetja Lindita Metaliaj kërkon nga qeveria që të ndërhyjë menjëherë për marrjen e masave.

Apeli:

Torovicës nuk i ndahen hallet.

Duhet ndërhyrje e menjëhershme pasi çështja e Torovicës është kthyer në legjendë, është bërë simbol i inefiçencës së shtetit dhe i indiferencës së shtetarëve. Pa rrugë, pa shkollë, pa asnjë kusht minimal jetese, tani riperseritet rreziku për të humbur jetën prej gurëve(siç ndodhi para pak muajsh).Nuk mund të shqetësohemi vetëm kur ndodh e keqja.

Lexoni mesazhin e qytetarit:

Të fundit