Flash News

KRYESORE

Një ditë pas shkarkimit, ish-ministrat paraqiten në mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Rama

Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Socialiste, një ditë pasi në Asamble shkarkoi shtatë ministra dhe zv/kryeministren. Takimi është zhvilluar në selinë rozë në kryeqytet dhe zgjati 90 minuta.

Në mbldhje është diskutuar për riorganizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit 2019-të. Pritet që të ketë gjithashtu disa lëvizje të të dërguarve socialistë në qarqet e vendit.

Ndërkohë, ish-ministrat Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati dhe Lindita Nikolla janë parë sot të hyjnë në ambientet e godinës së PS.

Të fundit