Flash News

KRYESORE

Një ditë pas shkrimit në Politiko.al, Nikolla sulmon Kryemadhin me Nora Malajn: Nxënësja ime do bindet, zv/ministrja nuk vuri asnjë pikëpyetje

Një ditë pas shkrimit në Politiko.al, Nikolla sulmon Kryemadhin

Më pak se 24 orë që kur Politiko.al publikoi një shkrim ku vihej në dukje paradoksi i deklaratave të zv/ministres së Arsimit, Nora Malaj, për reformat në këtë sektor, ministrja Lindita Nikolla i është kundërpërgjigjur LSI-së duke përdorur pikërisht emrin e Nora Malajt.

Nikolla u pyet në “Këndin e Ekselencës” për akuzat që ka lëshuar LSI dhe veçanërisht deputetja Monika Kryemadhi për reformën në maturën shtetërore. Duke theksuar se Kryemadhi ka qenë nxënësja e saj, Nikolla i ka kërkuar asaj që t’i drejtohet zv/ministres së LSI-së, Nora Malajt, e cila ka qenë në krye të reformës në maturë dhe nuk ka vënë asnjë pikëpyetje apo pikëçuditëse për ligjin.

Ministrja tha se Kryemadhi do të bindet se reforma do jetë e suksesshme sapo të shihen rezultatet e para.

“Unë Monikën e kam patur nxënëse dhe e njoh mirë, ajo është luftëtare për të arrituar atë që mendon se është e drejtë. Ka qenë shumë e mirë në matematikë. Lidhur me këtë çështje Monika mund t’i drejtohet zv/ministres Nora Malaj. Asnjëherë zonja Malaj, që ka qenë në krye të reformës për maturën shtetërore, nuk ka dhënë asnjë lloj pikëpyetje apo pikëçuditëse, por më ka mbështetur. Ajo (Malaj) madje nuk më therret ministre e as Lindita, por motra. Unë nuk jam ministre për tu krekosur por për të ulur kokën. Ministria e Arsimit ka startuar një standard të ri. Monikës kam detyrimin t’i kthej përgjigje me rezultate, siç është ajo e tarifave dhe koha tregoi se nuk është rritur asnjë tarifë, apo se shteti çon lekët tek private gjë që nuk po ndodh. Kjo është një reform që po jep rezultate në arsim”, u shpreh Nikolla.

Ditën e djeshme Politiko.al shkruajti për deklaratat e zonjës Malaj, e cila edhe pse për tetë vite mban postin e zv/ministres së Arsimit, sërish bën thirrje për erë të re në këtë fushë.

Pas 8 vitesh si zv/ministre, Nora Malaj kupton se ka ardhur koha për një erë të re në arsim

Të fundit