Flash News

KRYESORE

Një ditë pas shkrimit në Politiko, ministrja Balluku dhe kreu i AKUM inspektojnë Ujësjellësin e Laçit

Një ditë pas shkrimit në Politiko, ministrja Balluku dhe kreu i

Të hënën (13 prill) Politiko.al publikoi një artikull, ku denonconte faktin se Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, po prokuronte dhjetëra tendera për ndërtime ujësjellësash në bashki të ndryshme të vendit, në një kohë që janë pezulluar të gjithë tenderat që nuk kanë lidhje me situatën nga COVID-19. Një ditë pas këtij shkrimi (kliko këtu për të lexuar shkrimin) Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku dhe kreu i AKUM Alqi Bllako inspektuan punimet për ndërtimin e ujësjellësit të bashkisë Kurbin. “Në Bashkinë Kurbin ka nisur puna për ndërtimin e rrjetit të ri të Ujësjellësit.

Një investim i qeverisë shqiptare që do të garantojë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për afro 30 mijë banorë”, shkruan ndër të tjera në faqen e tij Kryeministri Rama, që publikoi videon e inspektimit të punimeve. Megjithatë, një burim i Politiko.al tregoi se në Laç nuk pati firma konkurruese për të fituar tenderin e projektit të ndërtimit të Ujësjellësit. Madje, sipas burimit, kompania fituese e kontratës e ka marrë atë me vlerën e plotë. Ndërkohë, autoriteti prokurues ka qenë bashkia Laç, ndërsa fondet janë deleguar nga AKUM.

Gjithashtu, sipas burimit duhet të ishte Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Laç ajo që duhet të prokuronte këtë tender. Ndaj këtu ngrihen dyshime për prokurimin e këtij tenderi. Këtë e përforcon edhe fakti, se faza e dytë e tenderit është bërë nga Sh.A., Ujësjellës Kanalizime Laç. Për këtë tender natyrshëm ngrihen disa pyetje; pse tenderi është fituar pa garë? Pse me vlerën e fondit limit? Pse për të njëjtën vepër janë dy autoritete që e kanë tenderuar?

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/250355666358910/UzpfSTEzODczNDc3MTUyMjpWSzoyNTAzNTU2NjYzNTg5MTA/

Të fundit