Flash News

KRYESORE

Një ditë pas takimit me Ramën, ambasadorët e SHBA dhe Gjermanisë sot në presidencë, por nuk u takuan me Metën

Një ditë pas takimit me Ramën, ambasadorët e SHBA dhe

Një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ambasadorët e SHBA dhe ai gjerman, përkatësisht Yuri Kim dhe Peter Zingraf janë parë sot duke hyrë në ambientet e presidencës.

Mësohet se takimi me ambasadorët e akredituar në Tiranë është zhvilluar me këshilltarët e presidentit Ilir Meta, i cili priti sot në takim partitë opozitare.

Kujtojmë se kohët e fundit është thelluar kriza politike në vend, me rikthimin e protestave pas shembjes së teatrit, ndërsa opozita PD dhe PS bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Ndërkohë, ambasadorja e SHBA ka propozuar një sistem të ri zgjedhor, modelin e sistemit danez, pra sistem me lista të hapura..

Zgjat 60 minuta, zbardhet takimi i thirrur nga Meta me Lulzim Bashën, ja ç’u diskutua

Të fundit