Flash News

KRYESORE

Një ditë pas vendimit të shkarkimit, Xhafaj takon Ramën në kryeministri

Një ditë pas vendimit të shkarkimit, Xhafaj takon Ramën

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim vjen vetëm një ditë pas detajimit të paktit Rama-Basha në Pallatin e Kongreseve nga ku sipas marrëveshjes ministri i Brendshëm do të jetë teknik.

Mësohet se në takim me kryeministrin dhe Xhafajn është i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në këtë takim po diskutohet mënyra tranzitore e shkarkimit. Xhafaj e mbajti postin e ministrit të Brendshëm vetëm dy muaj pas zëvëndësimit të Saimir Tahirit. 

 

Të fundit