Flash News

KRYESORE

Një ditë pasi e shoqja u gjet e vdekur, arrestohet polici i komisariatit të Portit të Durrësit

Zbardhen detaje të reja, një ditë pasi bashkëshortja e një polici në Durrës u gjet e vdekur në banesë me një plumb në kokë.

Policia konfirmoi paraprakisht se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Sipas të dhënave të deritanishme, 47-vjeçarja Merita Hajdari u vetëvra me pistoletën e shërbimit të bashkëshortit, Sherif Hajdari në banesë paraditen e djeshme.

Një ditë më vonë, polici i komisariatit të portit në Durrës është arrestuar dhe akuzohet për shtyrje të gruas drejt vetëvrasjes.

Sipas ‘news 24’, para aktit ekstrem të gruas, mes saj dhe bashkëshortit polic ka patur një debat të ashpër.

Deri tani, polici në deklaratën e tij të parë është shprehur se e shoqja ka vrarë veten për arsye ende të paqarta.

Policia pritet të zbardhë detaje të reja në orët në vijim, ndërsa çifti kishte dy djem.

Të fundit