Flash News

KRYESORE

Një ditë pasi konfirmohen 10 të infektuar, Balluku: Mbyllen udhëtimet me Italinë në rrugë ajrore dhe detare

Një ditë pasi konfirmohen 10 të infektuar, Balluku: Mbyllen

Ndërsa Shqipëria i është shtuar hartës së vendeve të prekura me Covid-19 dhe gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar në total 10 të prekur, sot Shqipëria mbyll të gjitha udhëtimet në rrugë ajrore dhe detare me Italinë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi në një dalje për mediat kufizimet e linjave të transportit të pasagjerëve në kuadër të masave për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

“Nga Italia avionë përmes ajrit nuk do lejohen të vijnë, por mund të vijnë bosh për të marrë pasagjerë shqiptarë ose italianë", tha ministrja.

Po ashtu, ajo tha se sonte do nisen tragetet e fundit nga Durrësi dhe Vlora me pasagjerët që kanë blerë bileta, ndërsa nuk do ketë kufizime me anijet e mallrave.

"Tregtimi i mallrave nuk do të ketë asnjë penalizim. Nga të dyja palët, Itali-Shqipëri dhe e kundërta edhe nga ajri edhe nga deti, ndërkohë që duhet të ketë ekipe të ministrisë së Shëndetësisë që të monitorojnë ekuipazhin e tyre”, tha ministrja Balluku.

Kujtojmë se dje, pas konfirmimit të rasteve të para u mbyllën shkollat dhe institucionet arsimore, u pezulluan fluturimet me Veriun e Italisë dhe nisi dezinfektimi i autobusëve urbanë, zonave publike etj.

Të fundit