Flash News

KRYESORE

“Një ditë do të jem bjonde me flokë të drejta dhe njerëzit do më thërrasin Sharpay”

Kush e ka parë filmin “High School Musical” e di shumë mirë se kush është Sharpay. Bëhet fjalë për bjonden bukuroshe me flokë të drejta dhe pasanike që prishte çdo gjë në moment të fundit. Aktorja Ashley Tisdale ka publikuar një foto të saj kur ka qenë e vogël dhe nëse ajo nuk do e kishte postuar foton vetë, dhe ne ta kishim parë diku tjetër nuk do ta besonim që është ajo. Topolake me flokë kaçurrela (sustë) dhe me tipare të errëta, nuk ka asgjë të përbashkët me Ashlyn që njeh gjithë bota, përveç buzëqeshjes. “Një ditë do të jem bjonde me flokë të drejta dhe njerëzit do më thërrasin Sharpay,” shkruan Ashley në foton që ka postuar duke na lënë të kuptojmë se ëndrra e saj paska qenë kjo, të jetë bjonde dhe me flokë të drejta. Gjithashtu dhe ëndrrën për t`i thënë “Sharpay” e realizoi në sagën e filmave “High School Musical” ku emri i personazhit të aktorës së famshme ishte pikërisht Sharpay.

Të fundit