Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Një drekë me Henry Kissinger: Trump nuk më pyeti për Helsinkin. Merkel, një lidere lokale
Edward Luce/ Financial Times
Nuk ishte e vështirë ta joshja Henry Kissingerin për një bisedë të shoqëruar me drekë. Megjithëse është 95 vjeç dhe lëviz me vështirësi, Këshilltari i Madh i diplomacisë amerikane është i etur të flasë. Ai hipën sa në një aeroplan te tjetri, për të takuar njerez si Vladimir Putin apo Xi Jinping, me të njëjtin zell që luante shah strategjik global, kur ishte maestroja diplomatik i Richard Nixon-it. Atij ende i pëlqen të jetë në mes të ngjarjeve më të rëndësishme të globit. Por, ta bindësh të thotë atë që vërtet mendon, është krejt gjë tjetër. Kissingeri është aq i deshifrueshëm kur flet për gjeopolitikën, sa ç’ishte Alan Greenspan-i kur fliste për politikat monetare – një orakull që thellësia e mendimit i barazohet me padeshifrueshmërinë e fjalëve që thotë. Misioni im është që ta nxerr nga zona e tij e padeshifrueshmërisë. Dua të di se ç’mendon vërtet për Donald Trump-in.
Çasti është i përsosur. Drekën e kemi lënë një ditë pasi Trump-i u takua me Putinin në Helsinki – një takim që, sipas ekspertëve të diplomacisë, shënoi një kuotë shumë të ulët të politikës së jashtme amerikane. Trump-i kishte bërë të pamendueshmen, kur pranoi mohimin e Putinit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane, ndërkohë që shërbimet sekrete amerikane e kishin provuar katërcipërisht atë. Një ditë më vonë Trump-i u mundua, në mënyrë jo bindëse, ta zhbënte atë që kishte bërë në Helsinki, duke këmbëngulur se i kishte shkarë goja te vetëm një fjalë e fjalisë së tij famëkeqe. Por, ishte shumë vonë tashmë. Dëmi ishte bërë. Gazeta “New York Daily News” doli me kryetitullin “Tradhëti e qartë”, të shoqëruar me një karikaturë ku Trump-i i zbrazte koburen në ballë Dajë Samit, ndërkohë që Putini e mbante për dore. Nuk kishte çast më të përshtatshëm për ta nxjerrë Kissingerin nga zhgualli i tij prej orakulli të Delfit.
Mbërrita dy-tre minuta para orës së takimit në restorant. Kissingerin e gjeta të ulur në një tavolinë, në cep të restorantit gjysëm të boshatisur. Një bastun i madh ishte i mbështetur pranë tij. (Ai këputi një ligament para ca vjetësh.)
“Më fal që s’po ngrihem,” thotë Kissingeri me theksin e tij të rëndë gjerman. Jemi në restorantin francez Jubilee, fare pranë apartamentit të Kissingerit në Manhattan. Është vetëm pak blloqe larg Kissinger Associates, firmës konsulente gjeostrategjike që paguhet nga klientë të majmë, për të dëgjuar mendimet e tij të pakoduara. Ndërkohë, e shumta që mund t’i ofroj unë është një drekë e shijshme. Kur porosisim, Kissingeri pyet nëse ai është i ftuari im apo mikpritësi.
“Ah po”, thotë ai pasi unë theksoj se është i ftuari im. “Përndryshe do të kishim të bënim me korrupsion”. Ai e frekuenton shpesh këtë restorant. Herë pas here, dikush i afrohet dhe e përshëndet. “Unë jam ambasodri i Ukrainës në OKB,” thotë njëri. “Kush?” pyet Kissingeri. “Ukraina,” përgjigjet diplomati. “Ne ju vlerësojmë shumë,” ia kthen Kissingeri me një shkëlqim në fytyrë. “Ah, Ukraina,” thotë ai. “Unë jam një përkrahës i zjarrtë i saj.”
Gjeopolitika rëndon mbi shpatullat e Kissingerit. Si një nga arkitetktët e afrimit me Kinën gjatë Luftë së Ftohtë dhe i detantës me Bashkimin Sovjetik, Kissingeri vëren sot një botë ku Kina e Rusia sfidojnë rendin botëror të dominuar nga SHBA-ja, shpesh në bashkëpunim me njëra-tjetrën.
Por, dekani i diplomacisë së Luftës së Ftohtë është po aq i interesuar për të ardhmen, sa edhe për të shkuarën. Këtë vit Kissingeri botoi një artikull drithërues mbi inteligjencën artificiale në revistën “The Atlantic Monthly”, ku e krahasonte njerezimin e sotëm me Inkasit para mbërritjes së spanjollëve dhe murtajës nga Europa. Në atë artikull ai kërkonte ngritjen e një komisioni presidencial mbi inteligjencën artificiale. “Në qoftë se nuk fillojmë të shqetësohemi tani, nesër do të zbulojmë se jemi kujtuar shumë vonë”, bënte thirrje ai në atë shkrim.
Këtë verë Kissingeri po punon në shtëpi, ku po shkruan një libër mbi burra dhe gra të mëdha shteti (një kapitull e ka rreth Margaret Thatcher-it). Sapo ka mbaruar një kapitull rreth Presidentit Nixon, të cilit i shërbeu si Sekretar Shteti dhe si kështilltar i Sigurisë Kombëtare (një rast i veçantë ky në historinë amerikane). Ky kapitull ka 25000 fjalë dhe Kissingeri po mendon ta botojë si një libërth më vete, por ka frikë se do të ketë reagime. “Mund t’i rikthejë kritikët në mejdan përsëri”, thotë ai. “Mos mendon se mund të provokojë krahsime mes skandalit Watergate dhe hetimeve mbi bashkëpunimin e Trump-it me Rusinë?”, e pyes unë. “Këtë frikë kam,” përgjigjet ai. Para se ta vazhdoj këtë bisedë, ai rikthehet te Margaret Thatcher-i. “Ajo ishte një partnere e mrekullueshme e Amerikës. I vlerësoj shumë marrdhëniet speciale me Britaninë, sepse mendoj se Amerika ka nevojë për një balancë psikologjike – dhe kjo marrëdhënie bazohet, jo thjesht në kontributet ndaj njëri-tjetrit, por në rrënjët e përbashkëta historike,” thotë Kissingeri.
Unë dua të flas rreth Trump-it, por Kissingeri i rikthehet Britanisë. E pyes për Lordin Carrington, ish-ministrin e Jashtëm britanik, i cili dha dorëheqjen në shenjë përgjegjësie ndaj pamundësisë së tij për të penguar pushtimin e Ishujve Falkland nga Argjentina (ai vdiq këta muaj në moshën 99 vjeçare). Ditën që ai vdiq, Boris Johnsoni dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm britanik, për arsye krejt të tjera. Mund të thuhet se i pari u tërhoq me nder dhe i dyti me turp.
“E desha shumë Lordin Carrington,” thotë Kissingeri duke psherëtirë. “E takoja sa herë që vizitoja Anglinë”. Sipas Kissingerit, ai nuk i ishte ankuar asnjëherë për faktin se ishte detyruar të jepte dorëheqjen. “Më tha një herë: Ç’kuptim ka të marrësh përgjegjësinë për një dështim, e pastaj t’u përshpërisësh shokëve se, në fakt, nuk ishe ti përgjegjësi për dështimin?’. Vazhdon Kissingeri: “Nuk i kemi më burra me të tilla cilësi – traditat po shuhen dalëngadalë”. Ia kthej unë:”Boris Johnsoni nuk i ka këto cilësi?”. Kissingeri përgjigjet: “S’ma do mendja se Lordi Carrington e vlerësonte shumë Boris Johnsonin”.
Çfarë mendon Kissingeri për takimin e Helsinkit [mes Trump-it dhe Putinit]? Përgjigjien e dha me siklet të madh.
“Ishte një takim që duhej të ishte zhvilluar me kohë. Unë e kam kërkuar me kohë. Kishte mbetur pa u realizuar për shkak të problemeve politike të brendshme amerikane. Shih Sirinë dhe Ukrainën. Është një karakteristikë e Rusisë që çdo trazirë, në pothuaj çdo cep të botës e përfshin atë; i krijon asaj një shans për të ndërhyrë, ndërkohë që ajo e kosideron edhe si një kërcënim për të. Këto trazira do të vazhdojnë. Kam frikë se do të shtohen me kalimin e kohës.”
Kissingeri zhytet në një filozofim të gjatë rreth prirjes pothuaj mistike të Rusisë për të duruar vuajtje. Sipas tij, Perëndimi mendoi gabimisht në vitet para se të ndodhte aneksimi i Krimesë, se Rusia do ta pranonte rendin perëndimor, të bazuar në rregulla të mirëpërcaktuara. NATO-ja e keqlexoi dëshirën e thellë të Rusisë për t’u respektuar nga të tjerët. “Gabimi i NATO-s ishte që mendoi se evolucioni demokratik do të marshonte deri në skajet e Euroazisë, pa kuptuar se ai marshim do të përballej diku me diçka krejt të ndryshme nga ideja perëndimore për shtetin. Për Rusinë, ky marshim i NATO-s përbënte një sfidë ndaj identitetit të saj”.
“Mos po thoni se ishim ne ata që e provokuam Putinin?”, e pyes unë.
“Nuk mendoj se Putini është një tip i ngjashëm me Hitlerin; ai ngjan më shumë si një personazh i Dostojevskit”, përgjigjet Kissingeri.
Pasi kemi ngrënë pothuaj gjithë drekën, ndjej se po dështoj në përpjekjen time për ta bërë të flasë për Trump-in; ose thjesht nuk po e kap mesazhin e tij të koduar nëpër fjalët që thotë. A po më thotë se ne po e nënvleftësojmë Trump-in, kur në fakt, Trump-i po na bën një shërbim të paduartrokitur, teksa po e zbut ariun rus? Përsëri Kissingeri bën një pushim të gjatë para se t’i përgjigjet pyetjes time.
“Nuk dua të flas shumë për Trump-in, sepse në një të ardhme dua të shkruaj për të në një mënyrë të thelluar,” përgjigjet Kissingeri. “Po ne në mënyrë të thelluar po diskutojmë, të lutem vazhdo”, këmbëngul unë. Vijon një heshje e gjatë dhe pastaj vjen përgjigjia e tij: “Mendoj se Trump-i është një nga ato figura në histori, që shfaqen herë pas here për t’i dhënë fund një epoke dhe për ta detyruar atë t’i hedhë maskat e vjetëruara. Kjo s’do të thotë se Trump-i është domosdoshmërisht i vetëdijshëm për këtë gjë, ose që ai po e peshon në mendje epokën alternative. Mund të jetë thjesht një aksident.”
Ky është çasti kur më duket se Kissingeri nuk do t’i vijë më rrotull pyetjes time kryesore. I them që ai i ka ofruar konsulencë Trump-it dhe ka takuar 17 herë Putin-in. “Pas çdo takimi kam raportuar në Uashington”, më thotë ai. Përpiqem me një manovër tjetër. “Me kë e krahason Trump-in në histori”, e pyes. Edhe me këtë manovër dështoj. Kissingeri fillon një leksion të gjatë rreth gjendjes së diplomacisë europiane. Atij nuk i pëlqen anjë nga liderët europianë, me përjashtim ndoshta të Macronit. “Ende nuk mund të them se është efektiv, se është në fillimet e tij, por më pëlqen stili i tij”, thotë Kissingeri. “Ndër liderët e tjerë europianë, Angela Merkel është shumë lokale. Më pëlqen ajo dhe kam respekt për të, por nuk është një figurë transhedentale.”
Cilin mendimtar aktual të diplomacisë do ta krahasonte me veten apo me të ndjerin Zbigniew Brzezinski, ish konkurentin e tij të vjetër? Përmendja e Brzezinskit e shkund. “Kur vdiq Zbigu, që ishte e papritur për mua, i shkruajta së shoqes se asnjë vdekje nuk më kishte prekur sa e tija”, thotë Kissingeri me pikëllim. “Zbigu ishte pothuaj krejt i veçantë në brezin tim. Ne të dy debatonim rreth çështjeve të rendit botëror, të cilat i konsideronim si kyçe për epokën tonë. Pyetja jonë ishte se cili model ishte më i përshtatshëm për rendin botëror. Pavaresisht nga mospërputhja e ideve, të dy ishim të preokupuar që diplomacia të kishte ndikimin kryesor në realizimin e rendit botëror.” Kush i bën këto pyetje sot, i them unë. “Nuk bëhen më debate të tilla, por duhet të bëhen sa më shpejt”, përgjiget Kissingeri.
Kam përshtypjen se ai po përpiqet të më thotë diçka që unë s’po e përkthej dot në mendjen time. Si një shigjetar me sy të mbyllur unë po mundohem të gjuaj sa më shumë shigjeta, me shpresën se do të godas në shenjë. Si do të shndërrohet Gjermania, në qoftë se Trump-i e shkëput Amerikën nga NATO? Kissingeri e pëlqen këtë pyetje, por refuzon të hamendësojë sa janë gjasat për një skenar të tillë. “Në fund të viteve ’40 të shekullit të shkuar, liderët europianë kishin qartësi në busullën e tyre, ndërsa sot thjesht duan të shmangin trazirat”, thotë ai. “S’po ia dalin t’i shmangin”, e ndërpres unë. “E vërtetë”, përgjigjet Kissingeri me një nënqeshje misterioze. “Një gjerman i shquar më tha para pak kohësh, se e kishte pas parë tensionin me Amerikën si një shkak për t’u shkëputur prej saj, ndërsa tani është i frikësuar nga një largim i Amerikës nga Europa”. A do mund ta shkundë Trump-i Perëndimin, në mënyrë që të mbahet me këmbët e veta, e pyes unë. “Do të ishte një e papritur nëse ndodh kjo gjë, por nuk është edhe e pamundur”, përgjigjet Kissingeri.
“Një Atlantik i përçarë do ta shndërronte Europën në shtojcë të Euroazisë, e cila do të jetë nën mëshirën e Kinës”, vazhdon ai. Sipas tij, Kina synon të rikthehet te roli i saj historik që pati gjatë kohës së Mbretërisë së Mesme. Më tej ajo do që të jetë prijësja e gjithë njerezimit. Nga mënyra si flet, duket se Kissingeri beson se Kina është në rrugë e sipër për arritjen e këtij objektivi. Sipas tij, një largim i Amerikës nga Europa do ta shndërronte atë vetë në një ishull gjeostrategjik, të rrethuar nga dy oqeane dhe pa një rend boteror demokratik për të mbrojtur. Një Amerikë e tillë do t’i ngjante Britanisë viktoriane, por pa mundësinë për ta përçarë pjesën tjetër të botës, siç bëri Britania me kontinentin europian.
Tani ka ardhur koha për kafen. Pas drekës unë marr një dopio espresso, ndërsa Kissingeri merr një çaj menteje. Vendos të gjuaj edhe një shigjetë të fundit të drejtëpërdrejtë. I them: “Shpesh njerzit të kritikojnë, ngaqë aftësinë për të patur akses te njerezit më të fuqishëm në botë e paguan me mosfoljen hapur në publik rreth tyre. A është tani çasti më së fundi, që t’i djegësh disa ura që të lidhin me njerezit e fuqishëm?”. Kissingeri preket nga kjo pyetje.
Pas një pauze përgjigjet: “E kam në mendje këtë gjë dhe shumë miq të ngushtë më nxisin ta bëj. Mund të ndodhë një ditë”. Nuk ka kohë më të përshtatshme se sot, i them me një buzëqeshje nervoze. “Është i qartë destinacioni final i asaj që kam në mendje, a është i qartë për ty?”, më pyet. Jo dhe aq, i përgjigjem. “Ti je i shqetësuar për të ardhmen? Ti mendon se ekziston probabiliteti që Trump-i ta trembë aq shumë Perëndimin, sa ky i fundit të rishkruajë rregullat e rendit botëror, të cilat i kemi marrë si të mirëqena deri më sot? A është pak a shumë kjo gjëja që ke në mendje?”, e pyes.
“Mendoj se jemi në një situatë shumë, shumë të rëndë për botën”, përgjigjet Kissingeri. “Unë kam zhvilluar shumë takime diplomatike të nivelit më të lartë, por ata [njerzit e Trump-it] nuk më morën mend për këtë të Helsinkit.”
Është e qartë tashmë se nuk do ta zgjasë më këtë temë. E pyes se me cilën periudhë të historisë do ta krahasonte këtë të sotmen. Ai fillon flet për kohën kur sapo kishte marrë nënshtetësinë amerikane dhe kishte shkuar në luftë. Gjithashtu kujton edhe shkakun pse kishte emigruar në Amerikë. Pasi Gjermanët marshuan në Austri më 1938, çifutëve iu dha urdhër të rrinin mbyllur në shtëpi. Prindërit e tij u arratisën kur mundën. “Ishte një përvojë traumatike që s’më është shqitur nga mendja”, thotë ai mendueshëm.
Një kujtim i zgjedhur me kujdes.
*Autor i librit “Zmbrapsja e Liberalizmit Perëndimor”
Përktheu: Eduard Zaloshnja
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38