Flash News

KRYESORE

“Një e shtunë ndryshe e Ramës në Surrel”, zyrtari i PD: Ky është urdhri në WhatsApp për mësuesit në Tiranë

Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku denoncon se mësuesit e Tiranës janë urdhëruar përmes drejtorëve të tyre që të shpërndajnë në profilet e tyre më rrjetet sociale aktivitetin e kryeministrit Edi Rama, gjatë inaugurimit të rikonstruksionit të shkollës në Surrel, fshatin në periferi të Tiranës ku banon edhe vetë kryeministri.

Sipas Çollakut, mësuesit janë urdhëruar të bëjnë propagandë për kryeministrin, ndërsa publikon edhe mesazhin në grup për drejtorët e zyrave vendore në kryeqytet.

Të fundit