Flash News

KRYESORE

“Një fëmijë jashtë martese”, si e përjetoi lajmin për bashkëshortin ish-banorja e Big Brother

“Një fëmijë jashtë martese”, si e përjetoi
Një nga banoret më të përfolur të të gjitha edicioneve të “Big Brother”, Jona Kalemaj ka folur për herë të parë se si e përjetoi lajmin se burri i saj kishte një fëmijë jashtë martese. Ky lajm doli nëpër portale gjatë periudhës kur Jona ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë dhe gjatë rrëfimit për “Gazetën Shqiptare”, Jona ka treguar të vërtetën e kësaj histori dhe se si e ka përjetuar. “Sa për fëmijën që mori dhenë lajmi, s’është absolutisht e vërtetë. Më besoni që do e thosha pa pikën e turpit sepse fëmija s’është kurrë turp, nëse do e kishte një të tillë. Nuk e kuptoj deri ku arrijnë të shpifin portalet dhe gojët e liga dashakeqe. Unë, në fakt u bëra xhind, por im shoq as nuk e prishi terezinë fare. Madje qeshte dhe thoshte ‘qesh zemër se s’kemi pse mërzitemi për diçka që s’është e vërtetë. Le të flasin sa të duan’. Reagimi im në fakt, ndaj këtyre shpifjeve nuk mund të them se ka qenë i qetë, pasi sado të mos jetë i vërtetë lajmi, arrin që të ndikojë të çdokush një gënjeshtër e të tilla përmasave”, është shprehur Jona duke iu dhënë fund të gjitha zërave që kanë qarkulluar prej një kohe të gjatë.

Tik-tak zemre. Lule e bukur ne kopshtin e jetes time gezuar diten e veres.

A post shared by JK (@jonakalemajj) on

Kur marrin kuptim mengjeset..👭

A post shared by JK (@jonakalemajj) on

Të fundit