Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Një formulë konkrete për të shpëtuar zgjedhjet e 25 prillit dhe pa prekur '5 qershorin', sipas Astrit Patozit
Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka propozuar një formulë konkrete se si mund të shpëtohen sipas tij zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Patozit, në një postim në Fb ka një mënyrë për ta minimizuar rolin e ‘çakejve politikë’ në qendrat e votimit, pa e prekur marrëveshjen e 5 qershorit dhe kjo mund të bëhet me komisione të depolitizuara numërimi, që llogarisin vetëm votat e kandidatëve brenda listave finale të paraqitura në KQZ’.
Statusi i plotë:
Mos bëni sikur po ziheni se kush e respekton më shumë OSBE/ODIHR-in, se maksimumin e dashurisë për të e keni shprehur më 5 qershor, kur i hodhët në kosh kryerekomandimin mëse 10 vjeçar për depolitizimin e administratës zgjedhore. Dhe nënshkruat atë marrëveshje të turpshme për ta lënë gjithçka siç ishte, mjafton që kryetarokracia të mos prekej. Një palë duke bërtitur fitore, se gjoja e shpëtuan Shqipërinë nga manipulimi, që i bie se e rekomandonte me forcë OSBE/ODIHR-i, kurse pala tjetër duke bërë si e mërzitur, por ndërkohë duke mbushur xhepin me gjysmën e komisionerëve dhe të numëruesve në gjithë Shqipërinë.
Nuk ua quan njeri këtë debatin e sajuar për ruajtjen e koalicioneve si më parë, ndërkohë që ka ndryshuar kushtetuta, për të cilën janë të qartë të gjithë, si ata që po e kërkojnë, ashtu edhe ata që po shtiren sikur nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe. Çdo zvarritje në këtë drejtim mund të shërbejë vetëm për të shtyrë ditët e aleatëve të Lulzim Bashës brenda koalicionit, por asgjë më shumë se sa kaq. Nuk do të jetë e largët dita që secili prej tyre apo të gjithë bashkë do të ndajnë mendjen, nëse do të garojnë në një listë të përbashkët, apo secili më vete. Ky është i vetmi vendim që duhet të marrin dhe duke e vonuar, nuk është se fitojnë ndonjë gjë. Por tek e fundit, ky është halli i tyre, të cilit duhet t'i dalin zot vetë.
Problemi i Shqipërisë është që zgjedhjet e 25 prillit të paktën të jenë normale, se të lira dhe të ndershme, mbetet ende një fjalë e madhe në këtë vend. Dhe armikun kryesor, përveç qeverisë, që është në çdo rast aty për të vjedhur dhe manipuluar, ato kanë pikërisht komisionet e politizuara të votimit dhe të numërimit. Dhe këtë e dinë më mirë se gjithë të tjerët dashnorët e përvëluar të OSBE/ODIHR-it këto ditët e fundit, sepse për këtë punë e kanë bërë.
Por meqë jemi ende në kohë për të shkruar rregullat e lojës në Kodin Zgjedhor, ka një mënyrë për ta minimizuar rolin e çakejve politikë në qendrat e votimit, pa e prekur marrëveshjen e 5 qershorit, megjithë neverinë që kemi për të. Por e duam apo nuk e duam ne, ajo tashmë është një fakt.
Dhe kjo mund të bëhet me komisione të depolitizuara numërimi, që llogarisin vetëm votat e kandidatëve brenda listave finale të paraqitura në KQZ.
Që do të thotë se votat për partitë apo subjektet zgjedhore të vazhdojnë t'i numërojnë komisionet politike, sipas marrëveshjes së 5 qershorit, por pastaj ata të dorëzojnë detyrën.
Kjo formulë garanton:
1-Mosprekjen e dakordësisë së 5 qershorit, që mund të shërbejë si zgjidhje kompromisi për të gjitha palët e interesuara për zgjedhje korrekte, duke përfshirë edhe nënshkruesit e saj.
2-Reflektimin e ndryshimeve kushtetuese te 30 korrikut si një realitet i ri në administrimin e zgjedhjeve, njësoj si hapjen e listave, pavarësisht që dikush e pëlqen, e dikush tjetër jo.
3-Nxjerrjen nga konflikti i interesit të çdo numuruesi, i cili jo vetëm karshi kundërshtarëve, por edhe brenda partisë apo subjektit të vet zgjedhor, mund të ketë kandidatë preferencialë dhe të tjerë të pëdëshiruar.
4-Krijimin e një mekanizmi verifikues për vetë komisionerët politikë, të cilët do të kenë parasysh se dikush tjetër do ta çertifikojë rezultatin e dalë prej tyre, gjë që me siguri do t'i bëjë më pak trima se më parë për të manipuluar rezultatin.
Mjafton kaq pak të bëjmë për ta ndryshuar kryekëput dhe paradhënie atmosferën dhe pse jo edhe fatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri, të cilat janë të kërcënuara kryesisht prej atyre, që sot po bëjnë be për kokën e OSBE/ODIHR-it.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38