All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Një foshnjë me koronavirus tek Infektivi"; konfirmon Manastirliu: Simptoma të rënda të COVID-it edhe tek persona pa patologji të tjera

"Një foshnjë me koronavirus tek Infektivi"; konfirmon
All - Paragraf - 1

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke folur për situatën e COVID-19 në vend, ka konfirmuar faktin se një foshnjë 2 muajshe është shtruar në spitalin e Infektivit, pasi ishte e prekur nga koronavirusi.

All - Paragraf - 3

“Kemi një rast të një fëmije 2 muajsh që është shtruar në spitalin pediatrik në shërbimin e infektivit bashkë me të ëmën e vet. I ka dhënë pasojë Covidi, është rasti i parë që ne kemi një fëmijë të shtruar në spitalin infektiv që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e tij”, u shpreh Manastirliu.

Po ashtu, ministrja ka sqaruar se mosha mesatare e të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri është 45 vjeç.  E ftuar në studion e “Opinion”, Manastirliu shpjegoi se virusi ka prekur edhe mosha të reja. Ndërsa komenton çështjen e simptomave të të infektuarve, Ministrja e Shëndetësisë thekson se ka edhe persona që nuk kanë patologji të tjera, po shfaqin gjendje të rënduar.

Ne jemi në javën e pestë pas rihapjes së madhe. Prisnim që do të kishte një shtim të rasteve. Ka kapërcyer pak pritshmërinë tonë, pasi mendonim se do të kishim shumë më shumë zbatim të rregullave.

Fakti që ne nuk kaluam tragjedinë e vendeve të tjera nuk do të thotë që rreziku nuk ekziston. Ajo çfarë ndodhi ishte një relaksim i sjelljes dhe intensifikim i kontakteve që solli rritjen e numrit të rasteve. Ajo që shohim është se ka prekur edhe mosha të reja. Mosha mesatare e të prekurve është ulur dhe është rreth 45 vjeç. Sipas raportimeve të Shërbimit Infektiv, ka raste të pacientëve që janë pa patologji të tjera dhe  kanë simptoma të rënda, janë të rriskuar”, tha ndër të tjera Manastirliu.

Të fundit