Flash News

KRYESORE

Një foto sa 1 mijë fjalë/ Propaganda, realiteti dhe komenti “epik” për punën e Veliajt

Erion Veliaj është shfaqur vazhdimisht kohët e fundit me lopatë në dorë apo i lagur në shi për të bërë punët e qytetit.

Në njërin rast ai doli në krye të një dhurate nga projekti i TAP-it dhe një bankë austriake, për t’i dhënë disa stola Tiranës.

Në një rast tjetër, Veliaj doli në krye të 550 ullinjve të dhuruar nga arbëreshët e Italisë.

Por kyo foto montazh i publikuar nga portali Joq.al, tregon diferencën mes realitetit dhe propagandës së Veliajt.

Nga njëra anë mbjelljen e pemëve dhe nga ana tjetër rikthimin në Tiranë të ksoskave, që “mentori” i Velisë i largoi në vitin 2000.

Komentuesi Artann Hoxha shkruan në rrjetete sociale për këtë foto “Edhe un kam mbjell 50 peme frutash ke shpia ime ne Shijak si nuk erdhen me me nzjerr ne televizor kto legenat”.

Një ditë më parë ish-deputeti socialist Namik Dokle kishte ironizuar për të njëjtën gjë, duke publikuar foton nga mbjellja e një ulliri në shtëpinë e tij, gjë për të cilën ai tha se nuk lajmëroi mediat.

Të fundit