Flash News

KRYESORE

“Një herë me PS, një herë me PD”, deputetja sqaron pse LSI ndryshon qëndrime: Më thanë në kafene

Vitet e fundit, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, aktualisht e drejtuar nga Monika Kryemadhi ka “shëtitur” disa herë në koalicione me dy partitë e mëdha, PS dhe PD.

Aktualisht, LSI është në koalicionin opozitar me Partinë Demokratike, ndërsa në mandatin e parë të qeverisë ‘Rama’, ishin në koalicion me PS. Në atë kohë, LSI ishte e drejtuar nga Ilir Meta, aktualisht president i Republikës.

Deputetja e LSI në qarkun Durrës, Nora Malaj sqaron se partia që ajo përfaqëson, ndryshon vazhdimisht qëndrimet e saj, duke kaluar herë me PS, e herë më PD.

Në një intervistë për “Kafein’, ajo tregon një rast kur dikush e pyeti në një kafene.

“Dikush erdhi dhe më tha, zonja Malaj pse ju kaloni një herë majtas e një herë djathtas. Ne jemi gjithmonë në qendër, u thashë dilni djathtas dhe na shihni majtas dhe anasjelltas. Nëse shikojmë një problem, do t’i shohësh e tu biesh në kokë, por duhet të jesh me duart të pastra dhe jo me doreza”, u shpreh Malaj.

Të fundit