Flash News

KRYESORE

Një i infektuar me Covid-19 mbyll emisionin e njohur në Itali, në karantinë edhe gazetari shqiptar

Mbyllet emisioni i njohur ‘Le Iene’ në Itali.

Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, pasi një punonjës i stafit ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Për të parandaluar përhapjen e tij, emisioni ka pezulluar punën përkohësisht dhe që stafi të qëndrojë në shtëpi.

“Një rast pozitiv me Coronavirus është regjistruar në stafin e emisionit ‘Le Iene’. Edhe pse çështja nuk ka të bëjë me ekipin e profesionistëve të pranishëm në studiot e televizionit, Mediaset ka preferuar të pezullojë programin për kujdes mjekësor dhe i ka ftuar të gjithë profesionistët e përfshirë të qëndrojnë në izolimin në shtëpi. Prandaj episodet e radhës të programit nuk do të transmetohen në pritje të zhvillimeve të kësaj situate”, njofton emisioni, përmes të cilit u bë i mundur kthimi i Alvin Berishës në shtëpi nga kampi Al Hol në Siri.

Po ashtu, pjesë e këtij emisioni është edhe gazetari nga Shkodra, Taulant Kopliku, i cili po ashtu është karantinuar.

“Zyrtarisht i karantinizuar (masa mbrojtëse)”, shkruan gazetari në FB.

Të fundit