Flash News

KRYESORE

Një i vdekur dhe dy të plagosur, ky është pronari i lokalit në ish-Bllok ku ndodhi ngjarja

Mbrëmë në darkë, një ngjarje e rëndë u shënua në një nga lokalet e njohura në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Rigers Gaxha u qëllua për vdekje me plumba pistolete nga atutorë ende të paidentifikuar, ndërsa dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Laert Hasa u plagosën.

Të tre personat ndodheshin në një tavolinë së bashku kur u qëlluan me armë zjarri. Nga ana tjetër, u lënduar mbeti edhe pronari i lokalit, Redi Popesku.

Sipas të dhënave nga policia, biznesmeni nuk kishte lidhje me ngjarjen, madje as nuk është përfshirë në njoftimin zyrtar të ngjarjes, por 'panorama' shkruan ai është plagosur lehtë me sende të forta.

Më poshtë, ju sjellim disa foto të biznesmenit Popesku.

Të fundit