Flash News

KRYESORE

“Një i vdekur pas grabitjes në aeroport”, mediat e huaja pasqyrojnë ngjaren e Rinasit

Grabitja e miliona eurove në Rinas është pasqyruar dhe në mediat e huaja. New York Post, Miami Herald, ABC News, Associated Press kanë raportuar për ngjarjen e rëndë me një të vdekur në aeroport.

“Grabitësi i armatosur vritet në dalje të aeroportit”, ky është titulli i New York Post, ndërsa në brendësi përshkruhet ngjarja duke iu referuar Balkan Insight.

Ndërsa ABC News shkruan, “Burri qëllohet për vdekje pas grabitjes në aeroportin e Shqipërisë”.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë me një të vdekur ndodhi pasditen e sotme, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve.

Të fundit