All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Një imam në dhomat e lojtarëve të Kombëtares xhiron videon ku tallin fetë e tjera

Një imam në dhomat e lojtarëve të Kombëtares xhiron
All - Paragraf - 1

Imami Ahmed Kalaja ka postuar në faqen e tij në Facebook, një video ku shfaqen me dy lojtarë të Kombëtares shqiptare, Andi Lila dhe Armando Sadiku. I shtyrë nga imami, Andi Lila tregon episode përqeshëse nga përvoja e tij me ekipin grek të Janinës. Lila, i ekspozuar si musliman i devotshëm, rrëfen se si para çdo ndeshjeje vinte një prift ortodokos 'për t'i bekuar' dhe i spërkaste me ujë të bekuar. Lila me të qeshur thotë se 'largohej se mos e kapte ndonjë pikë'. Njëherë, vazhdon Lila, prifti i zgjati dhe dorën që t'ia puthte, siç bënin lojtarët e tjerë, por ai vetëm sa ia shtrëngoi. Mbrojtësi nga Kavaja tregon se shokët e skuadrës thonin për priftin 'është i madh, dhe njeri shumë i mirë' por 'një ditë kur e kapën pa brekë'. Ai tregon gjithashtu se priftërinjtë vinin edhe gjatë stërvitjes së ekipit të Janinës dhe shihnin seancat. Këtu ndërhyn Imami Kalaja me shprehjen 'prandaj ratë nga kategoria ju'.

All - Paragraf - 3

Shikoni videon këtu:

Të fundit