Flash News

KRYESORE

Një ishull special vetëm për zonjat dhe zonjushat, ndalohen meshkujt

Zonjat dhe zonjushat që duan të largohen për pak kohë nga meshkujt, tashmë e kanë një folezë të tyren. SuperShe Island, është një ishull në brigjet e Finlandës, ku meshkujt e kanë të ndaluar të shkojnë.

E themeluar nga një zonjë, resorti premton një oazë relaksuese vetëm për femrat, shkruan New York Post.

Kristina Roth ka zbatuar një politikë strikte ndaj burrave, pasi nuk lejohet kategorikisht që të hyjnë. Ideja për një destinacion pushimi ekskluzivisht për femra erdhi pasi Roth po merrte po bënte pushme në Calabasas të Kalifornisë. Ajo vuri re se si femrat rrinin duke u zbukuruar kur shikonin një djalë të bukur.

Ndërsa në ishullin SuperShe, kjo pjesë nuk do të ndërhyjë te relaksimi i tyre sepse do të përqëndrohen vetëm tek vetja dhe çlodhja.

"Gratë kanë nevojë për kohë për të shpenzuar me gratë e tjera ku ata mund të ushqejnë ëndrrat dhe dëshirat e njëra-tjetrës,"-u shpreh ajo.

Resorti pritet të hapet në muajin qershor, dhe do jetë ekskluzivisht për zonjat.

 

Të fundit