Flash News

KRYESORE

"Një izolim i dytë do të ishte fatale", Rama-qytetarit: S'ju mbylla unë nga domosdoshmëria! Momentalisht s'e shoh si mundësi

"Një izolim i dytë do të ishte fatale", Rama-qytetarit:

Kryeministri Rama ka përjashtuar si mundësi një mbyllje të dytë të vendit nga pandemia.

Gjatë një “seance” pyetje-përgjigje online, shqetësimit të qytetarëve (kryesisht pronarë të biznesit të vogël), Rama iu përgjigj se  momentalisht rikthimi i vendit në karantinë nuk ekziston si mundësi.

Megjithatë, shton kryeministri, vendimi përfundimtar për një gjë të tillë varet gjithmonë nga shifrat.

 Jam shumë e lumtur për heqjen e TVSH dhe tatim fitimit.  Na jep lehtësira në biznesin tonë. Një mbyllje e dytë do ishte fatale.

“Jam shumë dakord, do ishte shumë e rëndë, jo fatale. Sepse e pamë që sado keq të goditemi si me tërmetin, për mijëra familje që humbën shtëpitë. Kushedi sa vite e vite do desh.

Madje dhe për mijëra njerëz që humbën punën. E vërteta tregon që po rimëkëmbemi. Se shtëpitë po ndërtohen, shkollat po ndërtohen, se gjithçka që humbëm po rikthehet me durim, me kohën e nevojshme, de po rikthehet më mirë, dhe më bukur, dhe më shumë qëndrueshmëri.

Ky nuk është një premtim, një fjalë e mbajtur dhe ligjëruar në parlamentin e Shqipërisë. Taksat për ju do jenë zero. Për sa më takon deri në vitin 2029. Mos më thuaj a do na mbyllni përsëri. Nuk jam unë që ju kam mbyllur por domosdoshmëria. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont. Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund të vijë siç po vjen në disa vende. Ndaj është e rëndësishme të mbahen maskat në mjedise të mbyllura, të ruhen distancat, të lahen duart shpesh. Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tonë”, është përgjigjur Rama.

Të fundit