Flash News

KRYESORE

Një javë nga dita e zgjedhjeve, Partia Demokratike bën një ndryshim të rëndësishëm

Një javë nga dita e zgjedhjeve, Partia Demokratike ka bërë një ndryshim të rëndësishëm. Demokratët kanë vendosur të ndryshojnë skenografinë e takimeve me qytetarët.

Në Gjirokastër, ndryshe nga javët e mëparshme, PD ka ngritur një skenë të vogël dhe rreth saj qëndronin me dhjetëra qytetarë.

Deri më tani PD kishte preferuar që kryetari Lulzim Basha të qëndronte i ulur me qytetarët dhe fjalën nuk e mbante në asnjë podium, duke mos krijuar distancë nga dëgjuesit. Megjithatë, strategjia ka ndryshuar pak ditë përpara votimeve.

Të fundit