Flash News

KRYESORE

Një javë pas fotos, Basha nxjerr videon me gjyshe Verën: Me këto që me the, s’ka vend as për dinjitet

Një javë pas fotos, Basha nxjerr videon me gjyshe Verën: Me

Një javë pasi publikoi foton me gjyshe Verën duke bërë pazarin në Tiranë, kreu i PD, Lulzim Basha sot publikon një video të këtij momenti.

Në sajë të turit ‘Po të dëgjoj’, Basha tregon si është një ditë e kësaj gruaje, e cila tregon se familja e saj është e papunë dhe jetojnë me pensionin mujor.

Pjesë nga biseda:

Gjyshe Vera: Mbi 100 mijë lekë kam paguar vetëm dritat, pa ujin. Dy djemtë dhe nuset i kam pa punë. Pensionin e kam 182 mijë lekë

Basha: Me gjithë këto pagesa që bën, tani shkon për pazar, cfarë arrin me ble?

Gjyshe Vera: Qepë, patate, kunguj... s’te del. Kjo është rutina e nënave shqiptare. Do bredhin ku është më lirë 5-10 lekë.

Basha: Me këto që me the ti s’ka vend as për dinjitet.

Dhe në fund gjyshe Vera e falënderon për shegët që i bleu kreu i PD, i cili një javë më parë publikoi vetëm një foto duke bërë pazar në një lagje të Tiranës.

Të fundit