Flash News

KRYESORE

Një javë pas zgjedhjeve, vijon ngërçi politik në Itali

Një javë pas zgjedhjeve, vijon ngërçi politik në

Ndonëse është bërë java që nga zgjedhjet në Itali, sërish vijon ngërçi politik.  Asnjë prej koalicioneve apo partive nuk morën shumicën qeverisëse.

Zgjedhjet e 4 Marsit nxorën fitues koalicioni e qendrës së djathtë dhe Lëvizjen 5 Yjet, si partinë më të votuar. Prej ditësh, të dyja këto forca politike kanë nisur përpjekjet për të marrë mandatin qeverisës nga presidenti Sergio Mattarella.

Lideri i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio kërkoi sërish që partia e tij, duke qenë forca politike më e votuar të qeverisë vendin.

“ Një qeveri pa ne, do të ishte një goditje dhe një fyerje për demokracinë”, tha Di Maio.

Por mandatin qeverisës e pretendon edhe Matteo Salvini i Lega Nord, partia e parë në koalicionin fitues të qendrës së djathtë.

Në pritje të nisjes së negociatave me presidentin Mattarella, të dy liderët kanë nisur të shpalosin planet e tyre ekonomike, për të fituar mbështetjen më të gjerë.

Të fundit