Flash News

KRYESORE

“Një këngë për jetën”, kauza e bamirësisë mbledh bashkë artistët shqiptarë

Në datën 11 prill në sheshin “Skëndërbej” do të mbahet një koncert bamirësie për fëmijët me kancer. Në këtë koncert do të marrin pjesë këngëtarët dhe artistët më të njohur shqiptarë.

Të gjithë VIP-at kanë nisur promovimin e kësaj nisme nëpër rrjetet e tyre sociale, ndërsa të ardhurat nga shitja e biletave të koncertit do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve të sëmurë që vuajnë nga kanceri.

Në këtë koncert do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur shqiptar, si Aurela Gaçe, Sidrit Bejleri, Eli Fara, Xhensila Myrtezaj, apo aktorët Mirush Kabashi e Bujar Asqeriu.

Të fundit