Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ardian Vehbiu
Po të gjykosh nga faqet dhe portalet online, debati intelektual në Shqipëri ka adoptuar rregullat dhe tabiatet e çfarë e kemi quajtur “mundje amerikane” dhe që përndryshe njihet si professional wrestling (https://en.wikipedia.org/wiki/Professional_wrestling) – një lloj argëtimi, i maskuar si sport.
Lexoj, për shembull, se sot Çili i përgjigjet Fugës, meqë dje Fuga i është përgjigjur Çilit; më tej, Fuga i kërkon të falur Dhimës, pasi ky i fundit ka dy ditë që shkruan për veten, duke denoncuar një vendim sipas tij të padrejtë të Akademisë së Shkencave për të mos e pranuar si anëtar; më tej, Mustafaj flet për Tufën, ndërsa Tufa i përgjigjet Bejkos, në lidhje me përplasjen midis Tufës dhe Çulit, ndërsa Vehbiu del kundër Tufës, i cili ia prish takimin Çulit, ndërsa analistët “përplasen” për dorëheqjen e Tahirit, dhe Fuga sërish, këtë herë duke iu përgjigjur Muratit, në lidhje me “dy Fugat”, dhe Lubonja sulmon Dakon dhe Kikia i përgjigjet Tufës për problemin e filmave të realizmit socialist…
Një përrua që nuk ndalet; dhe e gjithë kjo pa e prekur fare pajën ditore të Facebookut dhe pa e sjellë fare në vështrim psikodramën e talk showve televizive të një nate më parë, ku të njëjtët persona i thonë njëritjetrit “më lër të mbaroj” ose “unë nuk ta preva ty fjalën kur fole, tani ti pse ma pret mua”?
Këtë herë nuk kam asgjë për të thënë për përmbajtjen e debateve: madje të gjitha ato që ceka më lart janë me brumë; vetëm se jo ngaqë në to janë përfshirë Fuga, Çili, Tufa, Fevziu, Çuli, Murati, Bushati, Lubonja e kështu me radhë, por për nga interesi publik për temat e trajtuara, forca e argumentit, kritika dhe përndryshe “drama e ideve” – në kuptimin që përplasja e tanishme mes Çilit dhe Fugës, sa për të sjellë një shembull, risjell në vëmendje anë të njohura e të panjohura të arsimit të lartë publik dhe privat, të artikuluara nga dy personalitete të fushës, me njohuri përkatëse të thella dhe të provuara në praktikë.
Çfarë nuk shkon, është së pari, mënyra e dramatizuar ose spektakolare si po përcillen këto debate nga mediat, të cilat përqendrohen në personat që debatojnë, jo në përmbajtjen dhe shtjellimin e argumenteve; dhe së dyti, qasjet që vërej te ndonjë prej këtyre pjesëmarrësve, që i ndikuar nga trajtimi që i bëhet nga mediat, po e paraqit veten si të ishte celebrity, ose protagonist i rubrikave lifestyle; në kuptimin që ky “ndonjë” po fillon të kujtojë vërtet se debati është me interes ngaqë aty po merr pjesë pikërisht ai: një lloj paranoje e induktuar nga vëmendja e tepruar e anonimëve.
Të thuash se agora e ideve, në Tiranë, paska nevojë për një Kim Kardashian të vetën.
Vallë të ndodhë kjo, sepse mediat besojnë se është e vetmja mënyrë për t’i tërhequr dhe mbajtur të lidhur, lexuesit dhe publikun në përgjithësi, pas temave përndryshe të ezauruara; ose më mirë, pas përplasjeve të ezauruara, midis të njëjtëve personazhe?
Apo mos vjen si efekt anësor i mungesës së profesionalizmit nga ana e atyre që i zgjedhin dhe që i formulojnë këto lajme, dhe që e kanë bërë “shkollën e gazetarisë” në faqet e showbizit, duke u marrë me bëmat e reperëve dhe të femrave pneumatike; dhe duke kujtuar pastaj se kjo qasje është e vetmja e mundshme, për një media komerciale, që për mbijetesën e vet po ia mjel sisët bujare Facebookut 24/7? Dua të them: gazetarë që janë mësuar të japin lajme për Encën dhe Noisyn, transformimin e Kamela Islamajt në superfemër, vajzën e Eli Farës, Arminën dhe Sadijen, statusin romantik që i dedikon Orinda Huta Turit dhe gruan që ia pret thonjtë Lorik Canës, Tunën në muajt e fundit të shtatzënisë, Piro Çakon sërish beqar dhe Bleona Qeretin që bën joga nudo; këta gazetarë pra, kujtojnë se njëlloj mund të flasin edhe për Fugën, Çilin, Lubonjën, Zhejin, Ngjelën dhe të tjerë protagonistë të debateve kulturore në mediat; ose me të njëjtat mjete, teknika fokusimi, vënie në pah dhe figura retorike; sepse nuk dinë ndryshe.
Apo mos, më keq akoma, Lifestyle, ose showbizi i mikrocelebriteteve të hapësirës shqiptare, ia ka dalë të imponohet tashmë si e vetmja formë e organizimit mediatik të publikes, në kuptimin që, kushdo që merr mikrofonin, jo vetëm do të trajtohet automatikisht si ndonjë professional wrestler, por edhe ashtu do të detyrohet të sillet, nëse shpreson që fjala e tij t’i arrijë publikut; me fjalë të tjera, që ligjërimi publik sot ka përfunduar në një tatuazh të spërdredhur, mbi të pasmet superkardashiane të vulgaritetit në media.
Kjo na risjell te professional wrestling; një formë e thjeshtë madje naive argëtimi, ku sporti vjen i koreografuar dhe gjithnjë në shërbim të krijimit dhe të mirëmbajtjes së personaliteteve të atletëveaktorë, të cilët nuk përfaqësojnë aq veten, sa rolin që u është besuar nga regjia në narrativat bazë, me të mirë dhe të ligj, të drejtë dhe të padrejtë, heronj dhe antiheronj; ku dhuna skenike nuk është veçse një mekanizëm për ta mbajtur spektaklin të gjallë dhe për ta çuar përpara; çfarë edhe publiku e di, e pranon dhe e përshëndet. Na risjell, sepse të gjitha këto karakteristika mund të rishfaqen edhe aty ku nuk e prisnim; ose në skenën ku riprodhohet vetëdija kulturore dhe intelektuale e shoqërisë mbarë, teksa opinion leaders, të veshur me mëndafshin egomaniakal të roleve që u kanë dhënë mediat, shkëmbejnë mes tyre dhunë të ritualizuar, duke i shërbyer jo më ideve, por shitjes së biletave.
*Titulli është i redaksisë. Në origjinal: Për të shitur bileta. Artikulli botohet me lejen e autorit me të cilin Politiko.al ka një pakt bashkëpunimi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38