Flash News

KRYESORE

Një kryeministër si i Artan Fugës: Do të votoja atë që do ta bënte Lanën të lundrueshme deri në det

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook akademiku Artan Fuga tregon se kush është modeli ideal i një kryeministri që kërkon.

Ai shkruan se do të votonte për kryeministër atë që do ta bënte Lanën, një lumë të lundrueshëm deri në det, plot me anije brenda, anash linja tramvaji.

Statusi i plotë:

Kryeministri im?

Unë do të votoja atë njeri për kryeministër që do ta bënte Lanën kështu, një lumë të lundrueshëm deri në det, plot me anije brenda, anash linja tramvaji. Kopshte të lulëzuara ku të shëtisin, vrapojnë shqiptarët. Nga Mali i Dajtit deri në Adriatik.

Hik o budalla mos shih ëndërra! - dëgjoj në vesh.

Ne bëjmë lodra për ciliminj te sheshet depresive të pallateve!

Popujt e tjerë, ata po, ata bëjnë!

Të fundit