Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Një letër (pak e njohur) e Lumo Skëndos drejtuar Ismail Qemalit: Je rrëfyerë gjithënjë grek dhe kurë Çqipëtar
Përse e botojmë këtë shkrim?
Në numrin e 42-të, të ditës së shtunë, datë 2 maj 1909, të së përjavshmes “Lirija” që Midhat Abdul Frashëri alias Lumo Skëndoja nxirrte në Selanik, botohet një letër drejtuar Ismail bej Qemalit, teksti i plotë i së cilës, tok me faksimilen, botohet më poshtë, e cila, siç marrim vesh nga përmbajtja, nuk është as e para (autori na kumton se disa muaj më parë ka nisur një letër të ngjashme që ai vetë shkon dhe e quan të hapur, pra, publike; mos vallë kjo do të thotë që paskësh nisur edhe ndoca letra vetjake, po që së fundmi u shtrëngua, nga se (?) t’i drejtohet publikisht, njeriut me të cilin ka pasur njohje, madje edhe hyrje-dalje familjarisht) dhe, pas të gjitha gjasave, as e fundit.
Çfarë e shtyn Lumo Skëndon të ngrejë akuza aq të rënda ndaj burrit që pas afro tre vjetësh do të ngrejë Flamurin e Pavarësisë në Vlorë dhe do të shpallte faqe botës shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, teksa kjo e fundit e cilësuar jo më kot si i “sëmuri i Bosforit”, ndodhej në grahmat e fundit? Nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi në mënyrë shterruese kësaj pyetjeje, po një gjë mund ta themi pa ngurruar e pa pasur drojë se mund të lajthisim e gabojmë; arsyeja lypset të ketë pasë qenë e fortë. Tek lëçisim letrën, që shembëllen më fort me një pamflet politik, ajo çka bie në sy është toni i rreptë dhe akuzat e drejtpërdrejta, përmes të cilave autori shigjeton pa mëshirë njeriun të cilit i drejtohet. Pikë së pari, Ismail beu, ashtu si edhe i ati, Mahmud beu, gjykohen si njerëz të grekut që i kanë shërbyer dhe vijojnë t’i shërbejnë atij. Në kontekstin historik të kohës, pra, jemi në vitin 1909, lexuesi lypset të ketë parasysh se Ismail Qemali është deputet në Mexhlisin turk, ndërkohë që Greqia është shkëputur prej kohësh dhe ka fituar pavarësinë, ashtu si edhe një pjesë e mirë e vendeve ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë. Për t’i bërë sa më të qëndrueshme e të besueshme akuzat e rrepta, Lumo Skëndoja përmend e citon të atin, atdhetarin e madh të Lidhjes së Prizrenit, Abdyl Frashërin, kur thotë “Ismail beu prapë grek, prapë grek! Mendjen’ e ka qysh t’a marrë Çqipërinë Greqija!”po nuk lë pa kujtuar e thirrur në ndihmë për t’i tërhequr vëmendjen lexuesit edhe konsideratat e ungjërve të tij, zëmëdhenjve Naim e Saim Frashëri, te të cilët, gjithashtu, sipas Skëndos, Ismail beu është rrëfyerë gjithënjë grek dhe kurë Çqipëtar. Nga ana tjetër, pa hyrë në hollësi, Skëndoja nuk përton të numërojë në adresë të letërmarrësit edhe paudhësitë e kryera përgjatë udhëtimeve të tij poshtë e përpjetë nëpër Europë, të cilat, po t’u zemë besë fjalëve të letërshkruesit i kanë shërbyer vetëm Greqisë dhe jo Shqipërisë e shqiptarëve. E vërteta është që, përtej emfazës dhe tonit të fortë retorik, autori mbetet vetëm në përdorim epitetesh të rënda, po nuk zbret në hollësi dhe nuk na ofron fakte e të dhëna konkrete rreth atyre për çka e akuzon Ismail beun. Me interes janë emrat e disa personazheve historikë që paraqiten nga Skëndoja si miq e mentorë të Ismail Qemalit, fjala vjen, Kalo Qirjaqi, Hristo Vasili, Kazazi, të gjithë njerëz në shërbim të grekut, ashtu siç përmend me emër edhe një farë Rexheb Pasha, si viktimë e pabesisë së dëftuar ndaj tij prej të sipërpërmendurit.
Duke riprodhuar versionin e plotë të kësaj letre nuk mëtojmë as të përdhosim figurën e nderuar të Plakut të Vlorës (Zot na ruaj!) dhe, në të njëjtën kohë, as t’i hyjmë atij procesi revizionues të historisë, siç flitet poshtë e përpjetë nga politikanë, kinsehistorianë, studiues dhe profanë gjithfarësh. Thjesht dëshirojmë të ngremë një kind të perdes së madhe e të rëndë të historisë së vendit dhe, doemos, t’i hedhim një sy kërshëror jetës dhe veprës së personazheve të saj, për të shpalosur faqe botës anë pak të njohura të historisë, si dhe tipare e veti të mbajtura në terr të karaktereve të atyre burrave që bënë Shqipërinë dhe lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e saj. “Historiografia socialiste shqiptare ka pasur prirjen ta shihte pothuajse gjithçka bardhë e zi,” thotë historiani Bernd J. Fischer dhe sot, kur jemi të lirë e të çliruar nga censura e vetëcensura, nuk kemi si të mos i japim të drejtë studiuesit në fjalë dhe, njëkohësisht, i drejtohemi të drejtës morale të shohim atë çka ishte fshehur pas Perdes së Hekurt të ish-historiografisë zyrtare. E vërteta e pamanipuluar i shërben higjienës mendore e morale të një kombi, madje edhe atëherë kur qëllon të ketë shijen e hidhur të pelinit. /Politiko.al
Letr’ e hapurë
Ismail Qemal be Vlorësë, n’Athinë
E dimë që po përunjemi duke zën’ ngoje emrin e zotëris’ s’ ate, dhe na vjen turp për këtë punë, po duhet që t’u apim të marrin vesh atyreve që edhe s’të kanë kupëtuarë.
Disa muaj më parë të shkrova në këtë gazetë një letrë të hapurë, po për fat të keq Zotrote s’di ç’është as turpi as nerezi: n’atë zemrë tënde këto dy ndjenja s’kanë hyrë kurrë, se gjithë vendin e ka zënë mejtim i interesit dhe i intrigavet.
Jo Ismail be s’ke turp, turpin s’e di fare ç’është, dhe njerëzinë s’e ke njohurë: Çqipëtarëvet q’u-gënjyenë dhe të zgjodhë depyte ti tani po ja u çpërblen me tradhëtim, me dhelpëri. Se nukë je Çqipëtar, edhe se s’ke qënë kurrë.
Njeriu ka dy burime vetije: prindërit dhe stërvitjenë. Ti je i bir’ i Mahmud beut , do me thënë djal’ i një Vlonjaku që i falësh Greqisë: yt’ atë vdiq n’ Athinë duke nderuarë emrin dhe besënë. Po në je, si donje nga trupi djal’ i ati njeriu, nga stërvitja je djal i Kalo Qirjaqit, i një greku që të ka rriturë me helm e me vrerë. Ku do tà gjenje pra çqipëtarërinë?
Isha djal i vogëlë, kur Zotrote, nà tetë-mbëdhet vjet më parë, vinje dhe kuvëndonje me t’im atë; ahere unë s’ndodhesha në fjalimet tuaja, po si iknje ti gjidhënjë dëgjonja t’im atë që thosh: Ismail beu prapë grek, prapë grek! Mendjen’ e ka qysh t’a marrë Çqipërinë Greqija!
Më pastaj akoma shumë vite kam diturë kuvendet që ke bërë me t’im ungjërit, Me Naim benë dhe me Sami benë, dhe gjithënjë je rrëfyerë grek dhe kurë Çqipëtar, aqë sa unë që në djalëri të kam pandehur protosingjelon e Patrikut a çirakun e Ministorit të Greqisë.
Ike n’ Evropë. Oh, kush munt të numurojë gjithë ndyrësinë, gjithë poshtërsinë e asaj jete? Për ty ashtu sikundrë që njerëzija është në fjal’ e pa njohurë, ashtu edhe nderi s’paska fare no një dëftesë! Që më parë, që kur ishe në Stamboll e dinim ç’farë dolandërëçi, ç’far hartopekt dhe eskrok ke qënë, po jet’ e Evropësë të nxori fare në shesh.
N’ Evropë nga gjithë qytetët pëlqeve rrugat e ngushta t’ Athinësë dhe kafenet e errëta; atje u poqe jo vetëm me shpirtërat e Kalo Qirjaqit dhe të Mahmud beut, po dhe me shokët e tu Kazazin dhe Hristo Vasilin. Me këta djaj u-bëre dhe ti një palikar i vërtetë, u-bëre një tradhëtor’ i mirë dhe një gënjeshtar i mbaruarë! Grekërit ty të gënjyenë, po dhe ti i gënjeve dhe kështu në mes dy gënjeshtrave lidhtë pazarllëkun: Çqipëri e poshtme – se Gegërinë ti nuk’ e zë për Çqipëri – do të jet’ e Greqisë! Këtu u-rrëfeve që je i vërtetë djal’ i Kalo Qirjaqit!
Nukë zë ngoje të tjera punët e turpshime të tua, nukë dua të numuroj gjithë sa gënjeshtra dhe sa dhelpëri ke bërë; po në mes të të gjithave mos të harrojmë sa ndyrë u-solle me Rexheb pashën, dhe sa i pabes u-tregove.
Këto janë punët dhe mendimet e tua. Mos më thua se i ndërove, se edhe si u-ktheve në Çqipëri prap’ atë udhë ke mbajturë: atë miqësi që keshe me kushullën e Grekut në Vlorë, ato pazarllëke që ke bërë, ato s’i harrove as si u-bëre depyte, se je i pabesë për një gjë të mirë, po për ndyrësi dhe për tradhëtim je shum’ i dreqtë dhe besnik. Këtë po tregon dhe këtë radhë aty n’ Athinë.
Midhat Abdul Frashëri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38