Flash News

KRYESORE

‘Një luftë e vërtetë’, Rama: Do doja që në këtë moment të mos mbaja detyrën e kryeministrit

‘Një luftë e vërtetë’, Rama: Do doja që

Kryeministri Edi Rama, në intervistën me skype me News 24, ku ka diskutuar mbi masat dhe situatën në Shqipëri mbi përhapjen e koronavirusit përsëriti disa herë se kjo është një luftë e vërtetë.

Rama u shpreh se në këtë moment lufte nuk do të kishte dashur të mbante detyrën e kryeministrit.

Ai përmendi edhe presidentin amerikan Lyndon Johnson dhe momentin kur duhet t’i jepte popullit lajmin e vrasjes së John Kenedit.

“Nuk do të doja të isha në këtë moment në këtë detyrë.

Më kujtohet presidenti amerikan Lyndon Johnson  kur do jepte lajmin e vrasjes së Kenedit. I tha popullit  që do jepja gjithcka sot që të mos isha para jush.

Por është  detyrimi im që ta mbaj këtë përgjegjësi sepse në kohë luftë duhet të jesh i zoti i shtëpisë në kuptimin e plotë të fjalës.

Unë e ndjej peshën e dhimbjeve shqetësimeve, anktheve, pasigurisë.

Më shani mua sa të doni s’ka problem. Mjafton që të zbatoni rregullat e jam shumë i lumtur”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarja Ola Bruko mbi skenarin më të keq të kësaj situate Rama tha:

“Skenari më i keq është tragjedia e Italisë që mund të ndodhë e këtu nëse s’jemi strikt me masat.

Nëse nga stresi e mërzia japim opinione që s’kanë lidhje me masat e ekspertëve.”

Të fundit