Flash News

KRYESORE

Një mandat të katërt për Qazim Sejdinin? Taulant Balla zbulon vendimin e kryebashkiakut të Elbasanit

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur rreth zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të këtij viti dhe për kandidatët që ajo do të prezantojë.

Një prej kryebashkiakëve më të vjetër socialistë është edhe Qazim Sejdini, i cili nuk do të garojë më për Bashkinë e Elbasanit, të cilën e ka drejtuar prej vitit 2007.

“Qazim Sejdini ka vendosur që të mos jetë më kandidatë në krye të Bashkisë së Elbasanit. Është një vendim i tij personal”, tha Balla në emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Kandidati më i përfolur si pasues i Sejdinit është prefekti i sapo emerauar i Qarkut, Gledian Llatja, qe se fundi mbante detyrën e shefit të kabinetit në Ministrinë e Energjetikës.

Të fundit