Flash News

KRYESORE

Një mi prish teknologjinë, situata gazmore ndodh në kampionatin francez

Një mi prish teknologjinë, situata gazmore ndodh në kampionatin

Takimi ndërmjet Nice dhe Toulouse nuk kishte moniturimin teknologjik. Arsyeja që nuk u përdor "Goal Line Technology” ishte skandaloze për nivelin e kampionatit francez.

Një mi ka kafshuar kabllot e ndodhur në stadium dhe gjithçka shkoi për dreq. Fati i mirë shoqëroi gjyqtarët në ndeshjet ndërmjet Nice dhe Toulouse, pasi nuk pati asnjë episod të diskutueshëm.

Nuk është hera e parë që ka probleme teknologjike në futboll, por fakti që një mi ka prishur kabllot është shumë i padëgjuar. Klubi francez do të reagojë që në ndeshjen e radhës duke rregulluar gjithçka.

Të fundit