Flash News

KRYESORE

‘Një mijë efektivë në terren’, policia plan masash për tubimin e Metës, i jep vetëm dy orë leje

‘Një mijë efektivë në terren’, policia plan

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për tubimin e thirrur sot nga presidenti Ilir Meta në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’ në Tiranë.

Mësohet se policia i ka dhënë leje presidentit për dy orë, për zhvillimin e këtij manifestimi që nis në orën 17.00.

Megjithatë, për mbarëvajtjen e këtij tubimi policia do të angazhojë rreth një mijë efektivë, përfshirë edhe FNSH-në apo ‘Shqiponjat’, si dhe të bllokojë disa rrugë të kryeqytetit, kryesisht aty ku janë përqendruar institucionet e rëndësishme shtetërore.

Të fundit