Flash News

KRYESORE

‘Një mike e vërtetë’/ Rama pas takimit me Merkel: Shumë i inkurajuar nga vlerësimet

‘Një mike e vërtetë’/ Rama pas takimit me Merkel:

Siç ishte parashikuar, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, pas takimit që pati në Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut.

Rama ka publikuar një video në facebook pas takimit të tij me kancelaren gjermane duke dalë nga godina e Kancelarisë Federale përkrah Merkelit dhe i shoqëruar nga ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, këshilltari Endri Fuga.

“Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel #MikeeVërtetë”, shkruan Rama bashkangjitur videos.

Qëllimi i kësaj vizite pritet të jetë integrimi dhe vendimi që Gjermania pritet të kristalizojë për Shqipërinë në prag të mbledhjes së tetorit për çeljen ose jo të negociatave.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2406694339367167/

Të fundit