Flash News

KRYESORE

‘Një ministre nuk mund të rrijë nëpër skutliqe’. Cilat janë alternativat e rehatshme dhe të lira në qendër të Romës, për Etilda Gjonin

‘Një ministre nuk mund të rrijë nëpër

Fatura e kripur e hoteleve ku ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, ka qendruar gjatë udhëtimeve të punës, vazhdon të prodhojë reagime të ndryshme në media.

Një nga reagimet ka qenë edhe ai i diplomates, Pranvera Skana, e cila tha se është normale që një ministër të akmomodohet në hotele të tilla.

Duke ju referuar rastit të hotel  ‘Ambasciatori Palace’ ku ministrja Gjoni pagoi 700 euro nata, Skana shprehet se kjo e fundit nuk mund të akomodohej në hotele më pak prestigjoze, të cilat ajo i quan ‘skutliqe’.

Një nga arsyet kryesore, sipas saj, është vendndodhja e hotelit.

Për arsye kohore, axhenda e një ministri është intensive dhe askush nuk mund të akomodohet në një HOTEL në periferi”, thotë Skana.

Por brenda asaj zone në Romë ku ka qendruar Gjoni, ka mjaft hotele të mira dhe shumë herë më të lira.

Disa nga hotelet më të rehatshme dhe në zemër të Romës mund t’i gjesh me dhjetëfish më pak nga ç’ka paguar ministrja e Drejtësisë.

Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në booking për të parë që në atë zonë ku Gjoni ka qendruar me 700 euro nata, ka shumë hotele me katër yje, me të gjitha komoditetet dhe që çmimi i qendrimit nuk shkon më shumë se 90 dollarë nata për dhomat standarde, ndërsa suitat shkojnë deri në 200 dollarë.

Madje edhe në hotelet me pesë yje në atë zonë, duke përfshirë edhe hotelin ku ka pushuar ministrja Gjoni, dhomat standard shkojnë deri në 340 dollarë.

Më poshtë është një listë me vetëm pesë prej hoteleve me katër yje që ndodhen fare pranë qendrës së Romës, bashkë me çmimet e një nate qendrimi për dhomat standard dhe për suitat.

  1. Hotel Homs 950 m from center

4-star hotel

Via Della Vite 71-72, Spagna, 00187 Rome, Italy. 70 dollarë nata

 

  1. Hotel Erdarelli 900 m from center

3-star hotel

Via Due Macelli 28, Spagna, 00187 Rome, Italy

60 dollarë nata

 

  1. Welcome Piram Hotel 1.4 km from center

4-star hotel

Via Giovanni Amendola 7, Central Station, 00185 Rome, Italy

90 dollarë nata dhome standarte, suita 180 dollarë

 

  1. Exe International Palace 950 m from center

4-star hotel

Via Nazionale 46, Rione Monti, 00184 Rome, Italy – 80 dollarë nata dhome standarte, 150 dollarë suita

 

  1. Hotel Traiano 300 m from center

4-star hotel

Via Quattro Novembre 154, Rione Monti, 00187 Rome, Italy.  80 dollarë nata dhomë standarte.

Të fundit