Flash News

KRYESORE

Një muze kushtur fjalëve dhe gjuhëve do të hapet në Uashington

Shumë muzeume vërtiten rreth artit pamor, por tani fjalët më në fund po marrin rëndësine e tyre. Një muze interaktiv kushtuar fjalëve dhe gjuhës do të hapet më 31 maj 2020, në Uashington, DC. Ai do të quhet Planet Word dhe është krijuar për të edukuar vizitorët rreth gjuhës, me ekspozita që përqendrohen në fjalën e folur, të kënduar dhe të shkruar. Hapësira prej 51,000 metrash katrorë do vendoset brenda Shkollës historike Franklin në zemër të DC.

Muzeu do të shfaqë 11 galeri me hapësira të veçanta lundruese. Mysafirët do të mund të pikturojnë një skenë me fjalë duke përdorur furça të vogla që ndryshojnë peizazhin virtual.

Një tjetër pjesë e murit do të përmbajë 22 fjalë të aktivizuara me zë, duke ndriçuar dhe duke treguar historinë si u futën në gjuhën angleze.

Muzeu ka si synim gjithashtu t’i shërbejë auditorit të komunitetit në  leximet autorësh e diskutime të tjera.

Burimi i lajmit: matadornetwork

Të fundit