Flash News

KRYESORE

Një ndër më të mirët në "Serie A", Real Madrid gati të paguajë klauzolën e Suso-s

Një ndër më të mirët në "Serie A", Real

Sulmuesi 24-vjeçar i Milanit, Suso, është futbollisti më produktiv i Serisë A së bashku me Cristiano Ronaldon.

Në vetëm 10 ndeshje Suso ka arritur të shënojë 4 gola dhe të japë 7 asiste, ndërkohë që Ronaldo ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

Kjo performancë e spanjolllit ka tërhequr vëmendjen e ekipit të Realit të Madrdit, të cilët janë gati të paguajnë klauzolën e sulmuesit, që Milani e ka vënë 40 milionë euro.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit janë frikësuar nga ky interesim dhe kanë mbajtur disa takime me menaxherin e lojtarit, të cilit i kanë ofruar rinovimin me pagë më të lartë dhe me një klauzolë prej të paktën 60 milionë eurosh.

Gjithashtu për 24-vjeçarin janë interesuar edhe ekipe të tjera si Chelsea apo Atletico Madrid.

Të fundit