Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Protesta e së shtunës, ditën e gjashtë të javës dhe e gjashta herë e opozitës, kaloi siç ndodh zakonisht me opozitarizmin në Shqipëri: me një përzierje padurimi; keqinterpretimi (tkurrja e pjesëmarrjes [edhe në letrat e Ramës]); diabolizmi (e shihni: celularët janë të shtrenjtë (!!!); dhe, paradoksaliteti. Ky i fundit lidhet me mungesën e dhunës. Gjallon një provokim, i hapur dhe banal, në studiot e debateve dhe mediat proregjim, sipas të cilit, kur opozita proteston me Molotov etj., është e dhunshme; kur marshon pa asnjë incident, është e pazonja. Kur ta kapni këtë paradoks në diskutimin e kritikëve të opozitës, mendoj se keni arritur, njëkohësisht, te e vërteta dhe te mjerimi i bartëseve të kësaj teze me dy koka kundërvënëse.
Për të kundërshtuar mpakjen, apo tkurrjen, mjafton ndoshta një vëzhgues i paanshëm si gazetari i The Economist, Tim Judah, që ndodhej në Tiranë për të raportuar për protestën, dhe shkroi në Twitter 'bulevardi është plot'.
Aty ku opozita fitoi dukshëm, edhe pse për të u fol pak, është elementi që e ka ligështuar më shumë kryeministrin Rama: shpalosja estetike e protestës. Një ndër shmangiet thelbësore të së djathtës shqiptare, pas hyrjes në skenë të Ramës, ka qenë ngulmimi i saj (konservator) për të konsideruar vlerat (narrativën etike) dhe për të shpërfillur format (narrativën estetike). Basha, shefi i ri demokrat që solli në lidership një pamje të re, ku mungonin artikulimet, në fjalë apo mimikë të llojit ancien regime, nuk mundi megjithatë që, atë të cilën e bartte vetë estetikisht ta përcillte edhe në parti. PD mbeti e vjetër në komunikim dhe në paraqitje, duke kryer edhe një shtrembërim në proces: të rinjtë që i atashoheshin partisë për të sjellë 'frymë dhe mendim të ri', paradoksalisht, bëheshin urë në përpjekjet për t'u ngjarë 'xhaketave të vjetra'. Duke braktisur tipologjitë personale për tipologjinë kolektive partiake.
E cila, sa i takon komunikimit publik, kishte përvetësuar dhe mbante mu në ballë, shtampën e 'Vizion2000', një krijim 'luftarak' i fundit të viteve '90. Të shtunën e 25 majit dikush ishte përpjekur që, 'Vizion2000', një narrativë për të traumatizuarit e fundkomunizmit, të zëvendësohej me një të re, që kishte në shenjë milenialët. Brandi i ri demokrat i komunikimit politik, ku vlerat nuk shpërfillen, por estetika lartohet mu te kuptimi i saj, që lidhet me mënyrën si bartet dhe jetohet jeta këtë shekull, duhet të ketë fatin e vazhdimësisë.
Futja e tepsive në arsenalin e mjeteve simbolike të protestës ishte një gjetje antitezë, që shpjegonte, pa thënë asgjë, rrotullimin rreth vetes dhe 'tepsisë së plaçkës së luftës elektorale' të qeverisë 'Rama'.
Flamuri gjerman, një element i pandeshur në 'zakonet politike' shqiptare, ku sundon amerikani, krijoi një kontrast të duhur dhe sinjalizues të drejtuar kah të huajt. 'Kandilët e qiellit', flakë e mbështjellë me pëlhurë ku ishte shkruar 'Rama ik', e zhvendosën simbolikisht zjarrin, që ishte hedhur në protestën pararendëse në 'këmbët' e Kryeministrisë, në qiell: ku mund ta shihnin të gjithë dhe askush nuk mund të ankohej. Me gjasë, edhe ata që i kanë shkruar Ramës 'të qëllonte mbi protestuesit' , duhet t'u jetë zbutur xanxa puniste para xixëllonjave mbi qytet.
Po në simbolikën e dritës dhe të efektit të saj janë edhe celularët, të ndezur jo vetëm për të krijuar një 'neon politik', por edhe për të thënë, simbolikisht, se ata që kanë dalë në shesh janë në kërkim të një, ose disa gjërave, që i kanë humbur në ndërkohën e kësaj qeverisjeje. 'Elektriku' i celularit ishte për të krijuar efekt, por gjithashtu edhe për të shprehur kuptimin e parë të përdorimit: për të ndriçuar rrugën në errësirë; për të gjetur diçka në çantë; për të hapur derën e shtëpisë; për të identifikuar atë që ke përballë në terr; për të bërë një shenjë; për të kërkuar qiriun kur të kanë ikur dritat; apo, edhe për të bërë dritë kur OSHEE të ka lënë pa të.
Partia Demokratike e ka futur veten në një erë të re komunikimi, impresioni i së cilës duhet të jetë themeli i një diskuri të ri. Politika është efekt dhe, 'çdo efekt i bukur krijon një armik', ka thënë Oscar Wilde.
Por efekti, 'armiqtë' i kthen në 'robër'.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38