Flash News

KRYESORE

“Një në 4 shtëpi e mban shteti”, Rama debaton me gazetarin në mbledhjen për Rindërtimin: Procesi jo më individual

“Një në 4 shtëpi e mban shteti”, Rama debaton me

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me gazetarin Marin Mema, një ndër të pranishmit në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, për banesat dhe objektet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.Gazetari ka kritikuar faktin se ndryshe nga ç’u tha mbi një muaj më parë për heqjen e TVSH për materialet e ndërtimit, kjo tarifë vijon të jetë ende në fuqi.

Megjithatë, Rama ka ndërhyrë duke theksuar se të mos bëhen  gjërat shpejt sot dhe nesër të paguajnë kosto të tjera njerëzit.

Pjesë nga debati:

Marin Mema: Duke qenë se kemi nisur procesin e rindërtimit të 4 shtëpive, një problem aktual që kemi hasur është çështja e TVSH e cila u deklarua se do hiqej në mbledhjen e fundit të Komitetit të rindërtimit, një muaj më parë për materialet e ndërtimit por në fakt rezulton se nuk është hequr dhe për ne është problem madhor. Duke patur parasysh se për tre javë ne do dorëzojmë shtëpitë e para dhe i bie që shteti në shtëpi të mbajë një vetëm me TVSH.

Duke qenë se u deklarua para mbi një muaji duhet të kishte përfunduar sepse u deklarua si një element që ishte bërë dhe që u mor si masë. Nuk dua të hap debat, nuk kemi nisur si gare çështjen e rindërtimit të shtëpive, por jemi përpjekur të ndihmojmë disa familje që kanë qenë në kushte ekstreme për të mos i lënë tu thellohet problematika. Kur kemi mundësi të ndihmojmë në e kemi bërë duke tejkaluar disa gjëra dhe nuk shoh asgjë të keqe në këtë pikë. Për të dhënë një lloj drite e shprese se rindërtimi po fillon.

Rama: Tani meqë po e rihap këtë, me leje e keni bërë këtë apo pa leje?

Marin Mema: Të gjitha me leje pa dyshim dhe me procedurë të përshpejtuar, për ne është ligji në radhë të parë.

Rama: Unë mendoj se nëse jemi në këtë tryezë duhet të respektojmë ato që vendosim këtu. Sepse po qe puna për të thënë se sa nevoja kanë njerëzit dhe familjet ka shumë më tepër së aq. nevojat imediate jemi përpjekur ti përballojmë, duke i sistemuar me qira, ata në zonat rurale, por arsyeja themelore pse ne kemi kërkuar këtë bashkërendim është ti mos i bëjmë gjërat shpejt sot dhe nesër të paguajnë kosto njerëzit. Atë që po bëjmë tani është se modelet janë me të gjitha parametrat. Pa vënë në dyshim qëllimin e mirë nuk duhet të vazhdojë ky proces në mënyrë individuale, të gjithë kemi një objektiv.

Të gjithë duam ta bëjmë sa më shpejt, por shpejtësia ka një limit sepse ajo pa limit na çon në dëme të një natyre tjetër.

Të fundit