Flash News

KRYESORE

Një nga anëtarët e organizatës terroriste ISIS bën thirrje për të sulmuar princin George

Princi i vogël George është djali i parë i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, William dhe Kate Middleton. George është vetëm 4-vjeç dhe frekuenton sistemin parashkollor në Londër. Por një mbështetës i grupit islamin ISIS, ka bërë thirrje që të sulmohet princi vogël.

Ai quhet Husnain Rashid dhe kishte hapur një faqe në rrjete sociale të quajtur “The Lone Mujahid”, i cili i shtyn ndjekësit të bëjnë vepra terroriste dhe të injektojnë helm në akullore në markete si dhe të sulmojnë Princin George në shkollën e tij.

Sipas prokurorëvë, në postimin e kësaj faqeje përfshihej fotoja e princit dhe adresa e shkollës.

Rashid ka mohuar akuzat.

Të fundit