Flash News

KRYESORE

Një nga anëtarët rezultoi pozitiv me COVID, mbyllen zyrat e Urdhrit të Farmacistëve

Një nga anëtarët rezultoi pozitiv me COVID, mbyllen zyrat e

Mbyllen zyrat e Urdhrit të Farmacistëve. Një vendim i tillë është marrë, pasi një prej anëtarëve të këtij Urdhri ka rezultuar i infektuar me COVID-19.

Mësohet se, zyrat do të qëndrojnë të mbyllura deri në pritje të kryerjes së testimit.

"Të nderuar kolegë, Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonē, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes sē testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë tē mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online. Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID - 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit