Flash News

KRYESORE

Një orë pasi humbi ndeshjen, rrihet pranë banesës trajneri Bylbyl Sokoli

Është dhunuar fizikisht pranë banesës së tij trajneri i skuadrës së Llapit në Kosovë, Bylbyl Sokoli.

Sipas mediave në Kosovë, Sokoli është sulmuar nga tre persona pranë banesës së tij në rrugën “Luan Haradinaj”.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth një orë pas humbjes së ndeshjes me Prishtinën, me rezultatin 2:1. Aktualisht, trajneri Sokoli po merr ndihmën mjekësore, ndërsa ka reaguar duke sqaruar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Jam mirë, nuk kam ndonjë lëndim serioz. S’kam ndonjë koment më shumë për momentin”, tha trajneri.

Të fundit